E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton vizitë zyrtare në Egjipt

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton është nisur nga Parisi në Egjipt, ku do të bisedojë me udhëheqësit e përkohshëm që e drejtojnë vendin pas përmbysjes së presidentit Hosni Mubarak.

Pritet që Klinton t`u kërkojë atyre të përmbahen zotimeve për reforma demokratike.

Kryediplomatja amerikane gjithashtu do të bisedojë me aktivistët e protestave masovike që përmbysën Mubarakun.

Të mërkurën, Klinton do të udhëtojë në Tunizi, ku filloi vala e protestave në popullore që përfshiu vendet e Lindjes së Mesme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›