E Shtunë, 31 Tetor 2026

KlintonTe gjitha vendet e Ballkanit duhet te hyjne ne rrugen e integrimit evropian

Sekretarja Klinton pati sot nje takim me te rinjte ne Prishtine gjate te cilit ajo foli rreth perparimit te bere nga Kosova ne rrugen e demokracise dhe te rindertimit si dhe mbi perpektiven e integrimit te saj ne institucionet evroatlantike. Ajo premtoi se do te punoje qe me shume vende ta njohin Kosoven.

Sekretarja Klinton tha se ishte e gezuar per kete dialog me te rinjte e Kosoves qe perbejne edhe popullsine me te re ne Evrope. Ajo tha se menyra se si Kosova po ecen perpara eshte shume inkurajuese.

Kosova tha zonja Klinton po ben perparim ne ndertimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin ekonomik dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara jane te gatshme ta ndihmojne Kosoven qe ky perparim te vazhdoje.Ajo tha se eshte e nevojshme te behet perparim ne sistemin e arsimit te shendetesise dhe te sherbimeve per te cilat populli i Kosoves ka nevoje.

Zonja Klinton tha se nga biseda qe kishte patur me kryetaret serbe te komunave ishte e kenaqur me perpjekjet per integrimin e pakicave.

Sekretarja amerikane e Shtetit tha se dialogu i pritshem midis Kosoves dhe Serbise per zgjidhjen e problemeve te mbetura mes tyre do te jete shume i rendesishem per te dy vendet ne menyre qe Prishtina dhe Beogradi te mund te ecin drejt integrimit evropian. Kjo tha ajo do te sherbente edhe si shembull real per pjesen tjeter te Ballkanit si dhe ne Evrope se si mund te ekzistojne shoqeri te integruara ku diferencat etnike dhe fetare tolerohen. Zonja Klinton shprehu shpresen se Kosova do te shkoje drejt integrimit evropian dhe euroatlantik.

Shtetet e Bashkuara tha sekretarja e shtetit besojne se te gjitha vendet e Ballkanit duhet te hyjne ne rrugen e integrimit evropian duke filluar me procesin e liberalizimit te vizave per Kosoven sidomos per te rinjte qe ata te mund te udhetojne studiojne punojne dhe te tregojne historine e Kosoves pertej kufijve te saj.

E di tha zonja Klinton se rruga perpara eshte plot sfida por ajo qe keni kapercyer ju dhe prinderit tuaj ju ve ne nje pozite te forte per te ndertuar vendin tuaj per te qene model per veten tuaj dhe per te tjeret ne rajon si dhe per te luajtur nje rol te rendesishem ne Evrope ne te ardhmen. Ajo premtoi se do te angazhohet per te ndihmuar qe ata ta arrijne kete.

E pyetur mbi perspektiven e intergrimit evropian per Kosoven zonja Klinton tha se ne Bruksel do tu raportonte kolegeve evropiane ato qe pa ne Bosnje Serbi dhe Kosove.

Do tu raportoj atyre se personalisht si sekretare e shtetit dhe ne emer te qeverise sime e ndjej se integrimi evropian nuk eshte i plote pa Ballkanin. Europa duhet te jete e bashkuar dhe e plote. Kjo do te kerkoje kohe. Do te duhet kohe per te plotesuar te gjitha kerkesat e anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Por ne besojme se ky proces eshte ne interes te Evropes dhe te Shteteve te Bashkuara tha zonja Klinton.

E pyetur se a duhet te ndjehen Kosovaret te harruar tani qe Serbia po afrohet me prane Brukselit edhe pse nuk ka kapur kriminelet e luftes zonja Klinton tha se nuk mendonte ashtu.

Derisa doli vendimi i GJND-se disa jave me pare pati disa qe kishin pikepyetje rreth pavaresise se Kosoves. Megjithese ndjeheni se keni bere gjithcka ju eshte kerkuar koha fillon tani. Shume nga reformat qe po ndermerrni zgjedhjet e ardhshme menyra se si do te zhvillohen ato... cdo gje qe beni tani e tutje do te terheqe mjaft vemendje. Kjo eshte nje mundesi per Kosoven te peparoje dhe te fitoje vendin qe i takon. Une do te punoj qe me shume vende ta njohin Kosoven tha zonja Klinton.

Keshilla ime tha ajo eshte qendroni ne kete kurs ne kete rruge qe jeni tani beni ndryshimet qe e dini se duhet te beni ripajtohuni me njeri tjetrin zgjidhni problemin me veriun ne menyre qe serbet te ndjehen te integruar filloni dialogun me Serbine. Dhe keto do te forcojne argumentin qe mund ti paraqitet Bashkimit Evropian tha zonja Klinton.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›