E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton:Vlerësojmë rolin e Shqipërisë për Kosovën

Sekretarja e shtetit Hilari Klinton në një letër drejtuar zëvendëskryeministrit dhe njëherësh ministrit të jashtëm Ilir Meta ka vlerësuar rolin e Shqipërisë për ta çuar përpara kauzën e pavrësisë së Kosovës.
"Ne vlerësojmë thellësisht gjithcka që Shqipëria dhe Ju personalisht keni bërë për të cuar përpara kauzën e një Kosove të pavarur, paqësore dhe demokratike, ndërkohe që keni ndjekur në mënyrë të shpejtë dhe të qëndrueshme pajtimin rajonal me Serbinë. Opinioni këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë përforcoi në mënyrë të vendosur qëndrimin tonë të hershëm se deklarata e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar" thuhet në letrën drejtuar Metës.
Gjithashtu sekretarja e shtetit Klinton e ka falenderuar ministrin Meta për koordinimin e tij të ngushtë dhe të fortë, i cili sipas saj ndihmoi për të realizuar këtë gur themeli të rëndësishëm.

"Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të nxisin ato shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të ndërmarin këtë hap dhe do të mbështesë veprime konstruktive në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Opinioni i GJND-së mund të shërbejë gjithashtu si një katalizator për Serbinë dhe Kosovën, për të lënë mënjanë diferencat dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive mbi cështjet praktike dhe për të përmirësuar jetën e popullit të Serbisë, Kosovës dhe të gjithë rajonit" shton më tej Klinton.
Ndërkaq në përfundim të letrës së saj drejtuar numrit dy të qeverisë shqiptare Klinton thekson se kjo është rruga drejt një të ardhmeje të përbashkët si pjesë e një Evrope që është e lirë, e bashkuar dhe në paqe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›