Berisha: Të ardhurat nga turizmi më të larta se eksportet

Në dy muajt e fundit Shqipëria ka pasur një vërshim turistësh. Kështu është shprehur Kryeministri Berisha në mbedhjen e qeverisë duke iu referuar turizmit në Shqipëri. Sipas tij faktor i rëndësishëm për këtë bum të turistëve është bërë edhe infrastruktura rrugore.
"15 mijë turistë kanë kaluar tunelin theksoi Berisha duke shtuar se për këtë vërshim është bërë një përpjekje serioze policia kufitare, doganat dhe selitë vendore për përkushtimin që kanë treguar.
Ai gjithashtu theksoi se turizmi është kthyer në një degë të rëndësishme të ekonomisë së vendit duke shtuar se të ardhurat nga turizmi janë më të larta se eksportet.
"Turizmi është shndërruar sot në degën kryesore të ekonomisë të këtij vendi. Në rast se në 7 muaj pati 1 miliard dollarë nga eksportet, të ardhurat nga turizmi janë më të mëdha", u shpreh Berisha.
Kreu i qeverisë tha se turistët në përgjithësi kanë pasur një vlerësim pozitiv dhe kjo sipas kryeministrit ka ardhur nga përmirësimi i një sërë faktorëve, veçanërisht infrastrukturës.
Ndërkohë duke iu referuar edhe pamjeve të publikuar nga mediat për ndotjen në plazhe kryeministri Berisha i kërkoi ministrisë së mjedisit, të kulturës dhe të financave të marrin masat për të ndërshuar të gjitha ato subjekte të cilat derdhin ujërat e zeza në det.
Sipas tij duhet që me rreptësinë e ligjit të ndërshkohen të gjitha këto subjekte pasi sipas kryeministrit ky është një krim i rëndë kundër mjedisit.