E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klithmat nga getoja e fundit në Evropë

Grekët që moti janë larguar nga lagjja Omonia, në qendër të Athinës, ndërsa në shtëpitë e tyre janë vendosur njerëzit pa letra, me mijëra imigrantë ilegalë. Lagjet e Omonisë në mbrëmje janë të zbrazëta. Athinasit i frikësohen imigrantëve, ndërsa imigrantët frikësohen nga policia dhe grekët e ekstremit të djathtë, pjesëtarë të Chrysi Avyi, lëvizjes politike, e cila ka vendosur të mbrojë bashkëqytetarët nga “imigrantët e rrezikshëm”. Të armatosur me shkopinj, ekstremistët e djathtë kontrollojnë rrugët e mbushura me imigrantë dhe rrahin të gjithë ata, të cilët nuk duken si grekë.

A sheh atje atë copë të murit?, me pyet me një anglishte të rrjedhshme, duke bërë me gisht kah stacioni policor. E gjithë rruga është në errësirë, pakëz dritë del nga oborri i stacionit policor, i cili nga rruga është i ndarë me një mur të betonit dhe grila elektrike. Sikur qenë, me qindra imigrantë janë tubuar në lagjen famkeqe, Petrou Ralli. Shikoj murin që më tregoi nigeriani.

Ato janë mbledhur me dhjetëra imigrantë, të gjithë pranë njëri-tjetrin, sikur të ishin të lidhur me litarë.

“A jeni nga OKB-ja?”, më pyet njëri prej tyre dhe ulët sërish në tokë, pasi që sheh diktafonin në dorën time.

“Sërish gazetarë”, vazhdon ai.

Nuk duken fare ashtu, por nigeriani Monday më siguron se fytyrat, të cilat sa po i pashë, janë më të lumturat në mesin e qindra njerëzve, të cilët më rrethojnë.

“Gjithmonë zgjedhin njerëzit nga i njëjti vend. Nesër në mëngjes këto do të zhvillohet një lotari. E ne së shpejti do të rrihemi mes vete, për të siguruar një vend në këtë pjesë të murit”, me thotë Monday me një zë të pikëlluar.

Dhe vërtetë është ashtu. Të shtunave, herët në mëngjes, policët dalin nga oborri i stacionit, hedhin shikimin drejtë të grumbulluarve dhe përzgjedhin rreth 20 prej tyre. Disa prej tyre vijnë këtu që katër vjet. Ndërsa pjesa më e madhe e tyre nuk e kanë kaluar asnjëherë asfaltin e kësaj rruge të ndotur dhe të braktisur.

Vetëm të përzgjedhurit hyjnë në stacionin, në të cilin mund të kërkojnë azil politik, ndërsa me qindra tjerë të mbetur, të cilët në rrugën Petrou Ralli kanë humbur tashmë çdo shpresë, mbledhin plaçkat e tyre dhe drejtohen kah qendra e Athinës, lagjja Omonia.

Grekët që moti janë larguar nga lagjja, ndërsa në shtëpitë e tyre janë vendosur njerëzit pa letra, me mijëra imigrantë ilegalë, të njëjtit persona, të cilët në lagjen Petrou Ralli me kot presin letrat.

Vlerësohet se vetëm në qendër të Athinës ka 100 mijë imigrantë të tillë, ndërsa besohet se në gjithë Greqinë jetojnë 400 mijë imigrantë ilegalë.

Lagjet e Omonisë në mbrëmje janë të zbrazëta. Me të rënë terri, e gjithë jeta bartet në banesat me madhësi prej 40 metra katror dhe me vetëm një tualet, në të cilat nganjëherë jetojnë edhe nga 40 imigrantë.

Athinasit i frikësohen imigrantëve, ndërsa imigrantët frikësohen nga policia dhe grekët e ekstremit të djathtë, pjesëtarë të Chrysi Avyi, lëvizjes politike, e cila ka vendosur të mbrojë bashkëqytetarët nga “imigrantët e rrezikshëm dhe personat e dyshuar me ngjyrë”, të cilët kanë pushtuar rrugët qendrore. Të armatosur me shkopinj, ekstremistët e djathtë kontrollojnë rrugët e mbushura me imigrantë dhe rrahin të gjithë ata, të cilët nuk duken si grekë.

Ajo që është ironike, Greqia deri se fundi as që ka qarë kokën për këta imigrantë.

“Por tani po vijnë zgjedhjet”, thotë Nick Malkoutzis, zëvendëskryeredaktor në gazetën Kathimerini.

Kësaj radhe, partitë në pushtet kanë vendosur të merren me imigrantët. Sa hap e mbyll sytë, ato vendosen që popullit ti ofrojnë një jetë më të sigurt, ndërsa imigrantët e rrezikshëm t’i mbyllin në qendra të arrestit, në mënyrë që lagjet qendrore t’i kthehen sërish grekëve të “vërtetë”.

Një pjesë e grekëve e ka pranuar retorikën e urrejtjes kundër imigrantëve, por shumë prej tyre janë të vetëdijshëm se kjo demagogji vetëm pas disa javësh do t’i takojë të kaluarës.

Apo siç e përshkruan Malkoutzis:”Grekët nga politika e zero tolerancës do të kthehen sërish në nivelin e mungesës së plotë të politikës kundrejt imigrantëve”.

Imigrantët në Greqi kanë filluar të arrijnë në vitet e 70-ta.

“Në fillim kanë qenë shqiptarët, të cilët vinin në numër të madh dhe të cilët nuk i kemi dashur edhe aq shumë. Por pas një kohe, kur filluan të merren me bujqësi, paksa u mësuam me ta”, shpjegon Angeliki Dimitriadi, studente 34 vjeçare e shkencave politike.

Jeta me shqiptarët funksionoi mjaft mirë, deri në momentin kur filluan të arrijnë anijet me imigrantë ilegal nga rajonet me besim dhe tradita tjera. Ishte kjo pamja, të cilën Greqia nuk e kishte përjetuar asnjëherë.

Nëse grekët e kanë pasur vështirë të mësohen me shqiptarët, atëherë mund të paramendohet se si i kanë pritur ata pakistanezët, afganët dhe pjesëtarët tjerë të popujve me ngjyrë.

Ata sot përbëjnë numrin më të madh të banorëve të Omonisë, lagje kjo në të cilën pothuajse nuk ka më grekë.

Numri i madh i imigrantëve ka ndryshuar pamjen e Athinës, prandaj grekët sot e pranojnë haptazi se kurrë nuk kanë qenë shtet multi-kulturor.

Por ironik është fakti se të gjithë ata grekë, të cilët sot protestojnë kundër imigrantëve të rrezikshëm, gjatë viteve të fundit kanë fituar shuma të mëdha parash në kurriz të tyre.

“A nuk janë këta njerëz pronarët e banesave, në të cilët jetojnë imigrantët?”, pyet me ironi Malkoutzis.

Vetëm nga qiraja-në dhomat në të cilat sot flenë nga 40 imigrantë-ata marrin nga 100 euro për secilin prej tyre.

Në vitin 1991, kur filluan punimet në metron nëntokësore në Athinë, pjesën më të madhe të punëve e kryenin imigrantët, ngase grekët nuk i pranonin ato punë. E njëjta gjë ndodhi edhe kur Athina po përgatitej për Lojërat Verore Olimpike në vitin 2004. Por grekët si duket e kanë harruar këtë dhe tani ekziston mundësia që Greqia, për herë të parë, të shndërrohet në një vend, në të cilin vdiq demokracia.

(Globus)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›