Edhe Evropa, edhe Kosova, politikë joreale

Premtimin se Evropa dhe Kosova do të mbeten shtyllat e politikës së jashtme të Serbisë janë joreale dhe riciklim i ideve të vjetra, të destinuara publikut për zgjedhje, vlerësojnë analistë të huaj politikë, bëjnë të ditur mediat serbe.
Këto reagime vijnë si përgjigje e deklaratës së djeshme nga ana e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, se dy prioritet kryesore diplomatike të Beogradit do të jetë Bashkimi Evropian dhe Kosova.
Analistë të huaj politikë kanë shprehur dyshimin se kombinimi i këtyre dy objektivave, në realitet, të ndodhë pas zgjedhjeve.
Lidhur me këtë, Bojan Brkic nga Forumi për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ka thënë se pozita e Brukselit dhe qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare në rastin e zgjedhjeve serbe në Kosovë janë tregues se Serbia nuk ka marrë mjaft hapa diplomatikë për të stabilizuar situatën në Kosovë. /kosovapress/