E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodi: Nuk bie dot dakort me Seldin

22/04/10 19:57

Domenika ka ftuar Klodin për të biseduar dhe ata dalin në kopësht për të qenë larg të tjerëve. Domi fillon bisedën duke thënë se e ka marrë veç Klodin për të biseduar pasi dhe ai ka bërë të njëjtën gjë kur ajo nuk është ndjerë fort mirë. Ajo thotë se nuk do që Klodi të pushtohet nga stresi i lojës dhe çfarëdo lloj gjëje që të ketë për të folur, ajo është e gatshme ta dëgjojë. Domi shton se nuk mendon se banorët ia kanë me të keq fjalët që i thonë Klodit e ai e pyet se për kë e ka fjalën në këtë rast. Domi përgjigjet se e ka për Seldin, pasi ai nuk i ka folur me tendencë negative, e Klodi thotë se nuk i pëlqen mënyrat e mërzitshme të sjelljeve të Seldit, e po ashtu ironia e tij. Domi shprehet në lidhje me zënkën që ka patur Klodi me Seldin pasi ky i fundit e ka thirrur Klodush, e Domi thotë se dhe ajo mund ta kishte përdorur të njëjtin term. Klodi përgjigjet se i janë akumuluar shumë gjëra, dhe përmend faktin se Seldi është shqetësuar nga zëri i Klodit teksa këndonte. Domi thotë se Klodi ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë dhe nuk duhet të mërzitet nga fjalët që i thonë të tjerët, e shton se në këtë rast Seldi mund ta ketë patur me Jetmirin. Klodi shprehet se banorëve u ka bërë shumë çudi që ai ka luajtur me Jetmirin, ndërkohë që ai nuk ka asnjë problem thelbësor me atë. Domi shprehet se Klodi nuk duhet të mërzitet me ata persona të cilët nuk janë të drejtpërdrejtë me të, pasi nuk e meritojnë. Klodi përgjigjet se deri tani Domi i ka thënë se banorët e duan atë, por ja që nuk rezulton kështu. Domi përgjigjet se jo të gjithë i duan aq shumë sa duhen ata të dy. Klodi i kthehet Jetmirit dhe thotë se ai nuk duhet ti mëshojë më temës së Jetmirit, pasi ata janë sqaruar me njëri-tjetrin dhe kur Domi e ka falur Jetmirin për ato që ka thënë për të, atëherë Seldi nuk duhet ta përmendë më e shton se Seldi është i paduruar në shumë raste.
Klodi shprehet se nuk i pëlqen fakti që Seldi e mendon si detyrë të disa banorëve që të gatuajnë e të pastrojnë, pasi punët e shtëpisë duhen të bëhen nga të gjithë dhe nuk do të thotë se një pjesë është shërbëtore e një pjese tjetër. Domi thotë se Klodi duhet ti bisedojnë këto gjëra me Seldin e ai përgjigjet se e ka provuar, por nuk ka rezultuar e suksesshme. Klodi shprehet se ai e respekton Seldin, por ky i fundit nuk duhet të luajë me të. Domi shprehet se Seldi me Klodin janë ata që grinden më tepër në shtëpi, e Klodi përgjigjet se ai nuk ka konsumuar asnjë bisedë me të. Domi thotë se Seldi është i vogël në moshë, por Klodi shprehet se Seldi nuk është i papjekur dhe përgjigjet di ti japë shumë mirë. Ai shton se me Seldin nuk bien dakort dhe nëse Seldit i pëlqen kështu, ai nuk ka çtë bëjë. Së fundmi ata e përfundojnë bisedën, përqafohen dhe futen brenda.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›