E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodi i nxehur me Valonin

02/03/10 01:10

Klodi është i mërzitur me Valonin i cili u shpreh kundër gay-ve. Ai tregon se Valoni kishte thënë se nuk i duronte dot këto lloj gjërash e që njerëzit të kthejnë kundër vullnetin e Zotit. (në këtë thënie ai kishte përfshirë si homoseksualët, ashtu edhe transseksualët) Klodi është tepër i nxehur me të dhe shprehet se si ai, edhe kushdo tjetër që është pro këtij mendimi, ti qëndrojnë larg. Enxhi hidhet në mbrojtje të Valonit, për aq bisedë sa ajo ka qënë prezente, duke i thënë Klodit që të mos niset nga fjalët e të tjerëve pasi ato transformohen rrugës (sepse Klodi nuk ka qënë prezent në këtë bisedë), por të tjerët i thonë se Valoni është shprehur edhe më pas dhe se Klodi e ka dëgjuar vetë. Ai dhe Olta mendojnë se tani po fillojnë të shprehin mendimin e vërtetë banorët, pasi deri më parë, shpreheshin se e përkrahnin Klodin për veprimin që bëri. Ada tregon se e priste këtë gjë sepse edhe nëse në sy ata thonë që e pranojnë këtë fakt, realish opinionet e tyre janë të kundërt dhe këtë e thotë nga eksperienca e vet pasi ka patur të bëjë si me ata që e pranojnë vërtetë, edhe me ata që e thonë sa për të dalë nga situata. Klodi, i nxehur me Valonin, shprehet se ai nuk duhet ta kishte thënë fjalën e të ikte, por të përballohej me të si burrë. Ai shton se nuk i interesojnë opinionet e tij, ndërsa Ada përpiqet që ta qetësojë duke i thënë se Klodi nuk duhet të mërzitet që ka dy lloj opinionesh, por Klodi insiston se nëse do ia kishte thënë që në fillim dhe me mirëkuptim, nuk do ishte mërzitur. Ata vazhdojnë të flasin për paragjykimet që u bëhen këtij grupimi shoqëror. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›