E Diel, 1 Nëntor 2026

Bledi i mërzitur për raportin me Oltën

02/03/10 01:00

Edi e shikon Bledin të menduar dhe e pyet se cfarë ka. Ai i përgjigjet se është i mërzitur, por se nuk ka asnjë lidhje me atë që po mendon ai, për nominimin. Edi e pyet nëse ka lidhje me Oltën dhe ai shprehet se një arsye është ajo. Të dy djemtë flasin me simbolizime e jo në mënyrë të drejtpërdrejt për Oltën. Bledi shprehet se nuk po e kupton sjelljen e saj, pasi ajo po ruhet shumë ose se nuk do ta shfaqi, ose se i kalojnë të tjera mendime në kokë, duke nënkuptuar për ndonjë arsye jashtë shtëpisë. Ai shton se ndoshta nuk ia ka bërë të qartë mjaftueshëm se atij do i pëlqente të lidhje me të dhe ndaj ajo nuk reagon, pasi ajo me botën e vetë është në rregull. Edi ia kthen se nëse fillojnë të supozojnë, ajo mund të mendojë edhe për dikë që ka lënë jashtë, ose që pas daljes nga shtëpia, mundësitë që mund ti shfaqen do jenë të shumta sepse do bëhet e famshme. Sipas tij është e kotë të supozosh sepse asnjë nga këto arsye mund të mos jetë e vërtetë dhe e këshillon Bledin që më mirë ti shohë me kujdes gjërat e të mos bëjë ato gafat që kanë bërë të tjerët. Për Bledin, një ndikim të madh ka edhe prezenca 24 orë e kamerave që nuk e lejon Oltën të jetë me lirshme. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›