E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodi kapet me Seldin

25/04/10 00:10

Ndërsa banorët presin të dalin jashtë për të rifilluar festën pas spektaklit, Seldi dhe Klodi, pas një bisede normale, kapen me fjalë. Gjithë ngjarja fillon pas një ankese të Domenikës se është vrarë ku të dy djemtë japin mendimin e tyre se si të veprojë ajo në këtë rast. Seldi i thotë Klodit se ai vetë është më popullor dhe ndaj i pëlqejnë këto mënyrat popullore dhe praktike në raste të tilla. Klodi ia kthen se problemi nuk qëndron në këtë pikë apo tek kjo ngjarje, por qëndron tek fakti se atij, Seldit, nuk i pëlqen asgjë nga ato që thotë Klodi. Në lidhje me situatën, Klodi mendon se më e drejtë është që të veprojnë sipas rregullave të mjeksisë. Ai shton se për Seldin, më e drejtë do ishte që ti thoshte Klodit se Domi është e dashura e tij e të mos flasë më. Dhe Seldi dhe Domi mendojnë se ai po flet gabim. Domi shprehet se edhe ai ka të drejt ti japë këshuilla, por Klodi shprehet se sa herë thotë dicka, Seldi e kundërshton. Klodi ndërsa flet, duket i nervozuar. Ai i përsërit këto fjalë dhe shton se Seldi e ofendon në këtë mënyrë. Seldi vetëm përsërit se Klodi e ka gabim. Ndërmjet dy djemve, gjithë diskutimi kthehet në debat. Aty ndërhyn edhe Mandi që thotë ta lënë për nesër sqarimin, por Klodi i kthehet atij duke i thënë se nuk duhet ta përkëdhelë shumë Seldin se i bën keq. seldi i afrohet si për tu sqaruar, ndërsa Klodi i kërkon ti qëndrojë larg, pasi këtë afrim e merr si shenjë kërcënimi. Seldi largohet duke i thënë se spo i bën asgjë, ndërsa Klodi i kërkon që kur të flasë më te, fillimisht të mësojë respektin dhe edukatën. Të dy fillojnë të flasin me ironi ndaj njeri-tjetrit. Klodi kapet edhe më keq me fjalë kur i duket se Seldi imiton veprimet e tij. Ai thotë se përkëdheljet dhe falsiteti i Seldit me të nuk i ecën. Seldi ia kthen që ai të shohë tek vetja falsitetin dhe jofalsitetin dhe shrehet se ndryshimi fillon nga vetja. Mandi dhe Domi i kërkojnë Seldit të largohet dhe pas largimit të tij, Klodi qetësohet disi duke u shfrehur tek Mandi. Klodi e quan Seldin fëmijë e që nuk di të sillet dhe përvec lojërave dhe shakave, nuk di të bëjë asgjë tjetër. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›