E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijët hantikapatë pa ndihma e pa ilaçe, ministritë e linjës heshtin përballë ankesave

Apelon Shoqata e Invalidëve: Fëmijët me aftësi të kufizuara, në mëshirë të fatit

Edhe pse çdo vit nga buxheti i shtetit për të gjithë personat invalidë e sidomos për fëmijët me aftësi të kufizuar jepen rreth 91 miliardë lekë të vjetra, ose afërsisht 100 milionë USD, kjo kategori duket se është lënë në mëshirë të fatit nga Ministria e Punës dhe çështjeve Sociale por jo vetëm. Edhe Ministria e Shëndetësisë ka përgjegjësinë e saj për lënien në harresë, e për mos pajisjen me ilaçet e medikamentet e domosdoshme për këtë kategori, të cilëve përveç mentalitetit e veçimit në shoqëri duhet të vuajnë edhe mungesën

e mjeteve ndihmëse e për më tepër edhe lënien pa ilaçe. Burime nga shoqata e personave me aftësi të kufizuar kanë deklaruar ditën e djeshme për gazetën SOT se kategoria e fëmijëve antikapatë, invalidë, apo fëmijëve me aftësi të kufizuara është tërësisht e harruar nga Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale duke parë se ky institucion është edhe i vetmi për çeljen e ndihmave apo dhënien e kompensimeve të tjera të cilat duhet të jenë të detyrueshme për këtë kategori. Këto burime theksuan gjithashtu se Ministria nga ana e saj nuk jep as karroca për fëmijët invalidë duke i humbur kësaj kategorie mundësinë e vetme për të lëvizur. Gjithashtu në njëfarë mënyre burimet e shoqatës së invalidëve dënojnë indiferencën e instancave Brenda Ministrisë së Punës që merren me shqyrtimin apo rastet e veçanta të fëmijëve invalidë. Fëmijët antikapë të cilët përfshihen në grupin e madh të invalidëve në vendin tonë përfitojnë ndihma medikamente e karroca vetëm nga shoqatat e huaja dhe organizatat homologe. Por sipas burimeve të shoqatës ka disa vjet që kjo kategori është lënë në harresë të plotë nga instancat shtetërore edhe pse ky grup social në nevojë, ka nevoja të veçanta.  Edhe pse fëmijët me aftësi të kufizuara, duhet të jenë në vëmendje të instancave shtetërore gati 80 për qind e fëmijëve trajtohen në institucionet rezidenciale dhe ditore,  private në shoqata të huaj. Edhe pse kjo kategori duhet të ketë nga ministria e Punës një vëmendje të veçantë përsa i përket të drejtës për  arsimim, rimëkëmbjes, rehabilitimit, kompensimit dhe integrimit sipas mundësive në mënyrë që të zhvillojë personalitetin kjo gjë pothuajse përjashtohet në shumicën e rasteve. Pasi në shumicën e rasteve kopshtet shtetërore madje edhe vetë drejtoreshat e këtyre institucioneve nuk i pranojnë fëmijët antikapë e invalidë duke i përjashtuar mundësinë të jenë të shoqëruar me fëmijët normalë. Ky fenomen sipas burimeve të shoqatës së invalidëve është një shkelje e të drejtave të njeriut e shkel në mënyrë të drejtpërdrejtë moralin dhe ligjin për fëmijët invalidë. Përkujdesja e veçantë duhet të sigurojë zhvillimin mendor, fizik, shpirtëror, moral dhe social të fëmijëve me mundësi të kufizuara por kjo gjë nuk tentohet të zbatohet në institucionet arsimore në të cilat në shumicën e rasteve vetë mësuesit e drejtuesit i anashkalojnë këta fëmijë dhe në shumë raste nuk i pranojnë  në klasat e tyre. Shërbimi për këtë grup personash është i diversifikuar si proçes, si mënyre realizimi dhe financimi. Por edhe pse janë në vijë të drejtë ligjet për këto fëmijët invalidë janë të shkruara zbatimi i tyre duket se është një thikë me dy presa pasi në jetën e përditshme në transportin urban por edhe në infrastrukturën e shkollave nuk ka ambiente të veçanta ku fëmijët me aftësi të kufizuara të mund të kalojnë apo të kalojnë një pjesë të kohës. Por nga ana tjetër nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka një zë të veçantë në fondin e saj ku kësaj kategorie ti jepen një pjesë e ilaçeve falas ose me rimbursim. Edhe pse njerëzit e sidomos fëmijët me aftësi të kufizuar nuk duhet të paragjykohen kjo gjë ndodh pothuajse në të gjitha institucionet arsimore jo vetëm nga nxënësit por edhe në shumë raste nga vetë mësuesit e shkollave. Përfituesit që duhet të marrin shërbime dhe pension të veçantë invaliditeti janë personat që kanë si shkak të aftësisë së kufizuar diagnoza të ndryshme dhe që përfshihen në kriteret mjekësore dhe ligjore, që ndikojnë në përcaktimin e grupit të parë apo të dytë. Një pjesë të konsiderueshme në këtë kategori e zënë të sëmurët mendore. Madje ata përbëjnë përqindjen më të madhe të kësaj pjese. Këta persona me aftësi të kufizuar kanë dëmtime dhe aftësi të kufizuara të shkallëve të ndryshme. Ka të sëmurë mendorë që mund t'i kryejnë vetë nevojat e tyre personale duke u shfaqur si persona me prapambetje të lehtë mendore (të moderuar). Por në këtë grup janë edhe të sëmurë të shkallëve të rënda, siç janë prapambetjet e thella mendore, patologjitë e ndryshme të cilat si rezultat i dëmtimeve cerebrale kanë sjellë paralize të plotë të të sëmurit. Kjo kategori është në atë nivel që kërkon patjetër mbështetjen me kujdestari nga dikush tjetër.

Arta AGOLLI

Last Updated on E Shtune, 24 Prill 2010 20:20

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›