E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodit i plotësohet dëshira e shumëpritur

03/05/10 20:36

Banorëve u ka ardhur surpriza e premtuar, që është kukureci që Klodi kishte kërkuar aq shumë herë dhe të cilin e fituan gjatë një loje në spektakël. Klodi është ai që sjell kukurecin brenda shtëpisë, dhe u kërkon ndihmë të tjerëve që të marrin zgarën dhe dy shishe verë që u ka sjellë Big Brother. Klodi gëzohet shumë që më në fund do të hajë kukurec, dhe shprehet se do të hajë aq shumë sa të mos i shkojë mendja për një kohë të gjatë. Mandi dhe Erioni e urojnë Klodin e bëjnë shaka me të duke i thënë se më në fund iu plotësua dëshira. Jetmiri është ai që merret me ndezjen e zjarrit të zgarës, i ndihmuar nga djemtë e tjerë. Ndërkohë që ata merrin me zgarën dhe me mënyrat më efikase për të ndezur zjarrin, për banorët ka dhe muzikë në sfond, e në tepër mbizotëron muzika popullore. Domi shprehet se e kish marrë malli për ti dëgjuar këto këngë dhe të gjithë banorët festojnë duke kërcyer e kënduar në kopësht. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›