E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klopp kërcënon Realin

Trajneri i Borusia Dortmundit, Jurgen Klopp ka deklaruar se është i vetëdijshëm që Reali do të sulmoj që nga minuta e parë, por se për këtë ka përgjigje Dortmundi. Klopp e ka paralajmëruar Realin se nuk do të mbyllen por do të sulmojnë.

"Ata besojnë në replikë dhe kanë të drejtë. Ne e dimë se Reali do të na sulmoj që nga minuta e parë. Duke e parë këtë situatë unë dua ti them Realit se ne nuk do të mbyllemi por do të luajmë hapur. Ne do të sulmojmë vazhdimisht portën e Real Madridit. Për të ndalur Realin ne nuk duhetit përulemi. Për të arritur në finale, duhet të tregojmë guxim, nesër do të shoh se sa janë trima lojtarët e mi" deklaroj Klopp./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›