Heynckes: I dua 2 gola ndaj Barcelonës

Trajneri i Bayern Munchen, Juup Heynckes i ka porositur lojtarët e tij që të shënojnë së paku 2 gola ndaj Barcelonës. Trajneri gjerman tha se skuadra e tij ka kapacitet të shënoj gola dhe se nuk e ka ndërmend të presë Barcelonën në mbrojtje.
"Barcelonën nuk dua që ta presë në mbrojtje. Ndaj tyre i dua së paku 2 gola të shënuara. Unë e di se Bayern ka lojtarë dhe kapacitet për ta bërë këtë. Ne e llogaritim finalen që tani, andaj jo që dua kualifikimin , por edhe fitoren ndaj Barcelonës. E di që nuk është lehtë ndaj tyre sepse me lojën e bukur që bëjnë mund të të vënë në presion" deklaroj Heynckes./Indeksonline/