Klos, zhduket një 16-vjeçare, prindërit apelojnë për ndihmë

Një 16-vjeçare është shpallur e humbur nga familjarët e saj ditën e sotme, teksa është larguar nga që prej mbrëmjes së ditës së djeshme nga shtëpia dhe ka humbur çdo kontakt me familjarët e saj.
Bëhet fjalë për Besjana Beqën, e cila është parë për herë të fundit dje rreth orës 19:00, teksa ngjitej në një furgon të linjës së Burrelit.
Siç njoftojnë dëshmitarët, largimi i 16-vjeçares, Besjana Beqa ka ndodhur pas një grindjeje të vajzës me nënën e saj.
Familjarët kanë denjuar zhdukjen e vajzës në polici si dhe bëjnë apel për ndihmë. Ndërkohë, policia ka nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 16-vjeçares./indeksonline/