E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi Berisha vetem shpifai eshte gorja e Shqiperise

TIRANE- Vetem nje dite pas akuzave te forta te kryeministrit Sali Berisha ndaj sekretarit te organizimit ne Partine Socialiste Blendi Klosi ne mes te salles se Kuvendit teksa po debatohej per buxhetin e shtetit per vitin 2012 ka ardhur dhe reagimi i ashper i funksionarit te larte socialist. Qe nga Prishtina ku ndodhej ne nje vizite me kryetarin socialist Rama sekretari i PS Blendi Klosi i ka cilesuar te gjitha akuzat e Berishes ndaj tij si shpifje.

Madje nuk ka kursyer as gjuhen e ashper ne drejtim te kreut te mazhorances se djathte shqiptare qe po qeveris vendin ne mandatin e tij te dyte. Teksa ka nenvizuar faktin se te gjithe ata qe folen ne Kuvend si nga spektri i djathte politik ashtu dhe nga spektri i majte politik kush me pak dhe kush me shume u munduan te japin argumentet e tyre normale per buxhetin e shtetit per vitin 2012 Klosi ka akuzuar se i vetmi person i cili nga fillimi deri ne fund vetem u mor me shpifje dhe fyerje eshte Sali Berisha. Dhe ato qe tha ne adresen time jane fund e krye shpifje dhe te paverteta.

Duke pergenjeshtruar ne kete menyre te gjitha akuzat e Berishes ne lidhje me sjelljen e zyrtarit te larte socialist ne Montekarlo ku sipas kreut te qeverise eshte ndaluar nga policia ne nje kazino dhe ka qene kerkesa e tij per policine e ketij vendi por dhe parate e kreut te bashkise se Durresit Dako ato qe e kane nxjerre nga sikleti Klosin. Sali Berisha eshte gorja e Shqiperise. Ai duhej te ishte marre me mbrojtjen e buxhetit te shtetit te fliste per krizen qe ka mbuluar vendin per borxhin ku eshte zhytur vendi nga keqqeverisja e tij. Ai po shkaterron vendin ka reaguar ashper Klosi teksa nuk ka kursyer akuzat ne drejtim te kreut te qeverise duke deklaruar se ka shkaterruar Krujen qytetin e lindjes se Skenderbeut heroit tone kombetar si dhe Tiranen vendin ku heroi ka bustin.

E lane Skederbeun pa shesh dhe Krujen pa mal ketu ndertuan kodren para monumentit per te hequr sheshin e trashegimise kulturore dhe te Edi Rames atje shkaterruan kodrat per te bere sheshe qe te nxirnin cimento per bizneset familjare e klienteliste ishte akuza e forte e Klosit. Duke vijuar me tej se ndertimi ne sheshin qendror te kryeqytetit eshte pa leje pa projekt pa buxhet ne shkelje totale sipas tij te gjithe procedurave. Propagande idiote qe cliruam trafikun nderkohe qe ka kaos total me qytetare dhe makina. Sheshi u mboll me mullaga dardha e nje si fidanishte arroresh duke mos pasur asnje aresye qe te themi se Tirana kryeqendra e shqiptareve ka shesh qendror Tirana tani ka nje rrethrrotullim te madh akuzoi Klosi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›