E Diel, 1 Nëntor 2026

Nipi i Berishes ne ambasade PS Do kerkojme sqarime

Te tjera rreth shkrimit FOTO Dritani me gruan ne Rome Nipi i Berishes perjashtohet nga policia por behet diplomat TIRANE- Emerimi i Dritan Berishes nipit te kryeministrit djali i vellait te Sali Berishes si oficer kontakti ne Rome eshte kundershtuar fuqishem nga ish ministri i Brendshem i asaj kohe kur u be propozimi gati dy vite me pare Bujar Nishani.

Ish drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ahmet Premci e kujton shume mire kohen kur mbi tavolinen e tij te punes mberriti propozimi qe Dritan Berisha te emerohej oficer kontakti ne Rome sepse bashkeshortja e tij kishte marre detyren atje ne zyren konsullore.

Po e mbaj mend si rast thote ish drejtori i policise Ahmet Premci per gazeten Shqiptarja.com. Ma sollen strukturat e policise si propozim per ta emeruar ne detyren e oficerit te kontaktit ne Rome. Por Dritan Berisha ishte i perjashtuar nga radhet e policise per nje incident qe une se mbaj mend ne ate kohe sepse kerkova informacione dhe tani po e rikujtoj nepermjet gazetes suaj pra ishte perjashtuar nga strukturat. Nuk kishte asnje motivim pse duhet te hynte serish ne strukturat e policise. Ne ate kohe minister ka qene Bujar Nishani kujton Ahmet Premci.

Por nuk eshte dashur shume per te bere emerimin qe ishte planifikuar te behej. Menjehere pas Bujar Nishanit ne krye te dikasterit te rendit emerohet Lulzim Basha. Ky i fundit ska ngurruar fare kur nendrejtori i policise Agron Kulicaj i ka cuar propozimin e emerimit te Dritan Berishes ne postin e oficerit te kontaktit ne Rome. Basha e ka firmosur menjehere emerimin e tij duke mos ditur ne fakt sesi pas perjashtimit u arrit qe nipi i Sali Berishes te rikthehej ne strukturat e policise.

DIPLOMACI
Ne fakt jane shkelur disa ligje sa i perket emerimit te Dritan Berishes ne postin e oficerit te kontaktit te Shqiperise ne ambasaden tone ne Rome. Burime nga diplomacia bejne me dije per Shqiptarja.com se procedura e tij e emerimit eshte bere shpejt e shpejt. Shqiperia duhet te kete tre oficere kontakti nje ne Rome nje ne Milano dhe nje ne Bari. Por sot rezulton se kemi dy ne Rome dhe i dyti ishte Dritan Berisha asnje ne Milano dhe nje ne Bari. Kjo sepse Dritani ka edhe bashkeshorten ne Rome. Edhe ligji percakton nje oficer kontakti thote nje diplomat ne Ministrine e Jashtme Shqiptare.
Por te gjitha keto emerime kalojne ne heshtje. Askush nuk raporton ne ndonje vend apo institucion per menyren sesi hyjne ne sherbim keta njerez.

REAGIMI I OPOZITES
Deputetet e opozites ne komisionin e sigurise qe merren me survejmin e puneve te ministrise se Brendshme dhe te Mbrojtjes do te kerkojne nga ministria e brendshme informacion te detajuar per menyren e emerimit te nipit te kryeministrit Sali Berisha ne ambasaden tone ne Rome.
Ky eshte nje tjeter rast i patolerueshem. Ministri Nishani do te vije te raportoje ne Kuvend per te na sqaruar se pse ky njeri eshte sot ne keto struktura dhe pse deri dje nuk e firmosi thote Ilir Gjoni deputet i PS ne komisionin e sigurise.
Ju e kishit me pare nje informacion te tille
Duket se ka nje terr informativ per kete ceshtjen e emerimeve ne administrate. Dhe fale medias konkretisht gazetes suaj arritem sot te marrim vesh se cpo ndodh me oficeret e kontaktit ne ambasadat tona ne bote.
Po zoti Berisha nipi i kryeministrit mund te jete kthyer ne baze te procedurave ne sistemin e policise....
Nese kjo ka ndodhur atehere zyrtaret e ministrise se brendshme do te na thone se cilat procedura jane zbatuar dhe cfare ka bere mire nipi i kryeministrit i cili pervecse qenka kthyer ne sistemin e policise paska fluturuar direkt ne Rome.
Kjo prish ndonje raport te vecante Ai nuk eshte kundershtuar nga asnje zyrtar
E para ne syte e partnereve me te cilet punojme rasti i nipit te Berishes pervecse dukshem eshte nje vendim nepotik sepse ai ka gruan atje eshte edhe prishje e imazhit te zyrtarit shqiptar me shtetin. Nje ish oficer policie qe ne mes te Tiranes gjuan pa shkak me pistolete duke kercenuar jeten e qytetareve duke u sjelle si nje bandit te shkoje dhe te behet oficer kontakti eshte i papranueshem.
Cilat jane hapat e tjera qe do te ndermerrni
Pervecse do te kerkojme sqarime ne komisionin e sigurise do te kerkojme informacionin e plote per te gjitha emerimet nepotike qe jane bere ne administrate jo vetem te oficereve te kontaktit por edhe per zyrat e NATO-s dhe ato te sherbimeve diplomatike. Kjo situate na demton ne syte e partnereve nderkombetare.

RRJETI I FACEBOOK
Dritan Berisha menjehere pas daljes se lajmit ne gazeten Shqiptarja.com ka fshire gjithe profilin e tij ne rrjetin social ne facebook ne menyre qe askush te mos shofe fotot e nipit te kryeministrit dhe aktivitetin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›