E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi: Edhe një herë në Kolegj për Tiranën

Klosi u shpreh se procesi zgjedhor për kryeqytetin u prish nga kryeministri Sali Berisha dhe kreu i KQZ-së, Arben Ristani. Duke e cilësuar si një maskaradë elektorale, deputeti Klosi akuzoi Berishën si urdhëruesin e vetëm të KQZ-së, duke manipuluar deri në detaj materialet zgjedhore.

“Sali Berisha dhe vegla e tij qorre Ristani, po i heqin këtë shans, duke bërë një proces aspak evropian, duke e lënë pas nga Evropa e qytetarëve dhe Evropa e ëndërruar”, theksoi deputeti socialist, duke shtuar se kjo forcë politike do të vazhdojë rrugën ligjore, në qoftë se nuk plotësohen standardet.  

“Kodet e ndryshuara të fletëve të votimit, fletët e lënë jashtë zarfeve, fletë të cilat kanë fluturuar nga njëra qendër në tjetrën me duart e shërbëtorëve dhe të shërbëtorit Ristani” tha më tej deputeti Klosi. /Start/

                                                                                             2011-06-25 13:30
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›