E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi: Nano e ka deren e mbyllur ne LSI, s'e pranojme

Anetari i kryesise, njeheresh drejtues i departamentit per zgjedhjet ne LSI, Fatos Klosi eshte shprehur kategorikisht kunder perfshirjes se Nanos ne kete parti, ne cfaredo rrethane qofte. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" ai eshte shprehur kunder sondazhit te organizuar nga "Zogby", duke deklaruar se nuk ka baze reale. Nderkohe qe ka akuzuar PS ne lidhje me Kodin e ri Zgjedhor, qe sipas tij eshte bere per te perjashtuar nga politika partite e vogla, Klosi flet per KQZ, ruajtjen e votes dhe koalicionet parazgjedhore te LSI-se.

Diten e djeshme u publikua sondazhi me i fundit nga kompania amerikane "Zogby International", ku Levizja Socialiste per Integrim, pozicionohej ne vendin e trete me 5%. Si e komentoni ju kete sondazh?

Ky sondazh me duket nje sondazh i nxituar dhe qe nuk merr parasysh faktoret shqiptare. Eshte nje metodike qe sigurisht mund te jete e provuar ne Amerike, mund te jete e provuar edhe ne vende te tjera. Ne nje demokraci te vjeter ku njerezit jane mesuar me sondazhet, ku jane te sinqerte me sondazhet, nderkohe qe ne Shqiperi nuk me duket akoma, aq i pergatitur opinioni publik per sondazhet. Aty konstatuam se sondazhi ishte bere mbi nje kuorum prej nje mije vetesh, qe prape me duket qe ne Shqiperi me duket nje numer shume i vogel. Pse? Sepse ne Shqiperi eshte shume i fraksionuar opinioni publik per te marre me te vertete nje opinion serioz, duhet te kesh parasysh te gjitha ato qe mund te quhen fraksione, qe lidhen me kulturen, qe lidhen me historine e njerezve, qe lidhen me gjeografine e Shqiperise, e aksidentuar sa c'eshte. Keshtu qe, me duket qe nuk duhet punuar jo me metodiken e Amerikes, por duhet punuar me metodika te studiuara per Shqiperine, gje qe nga aq sa vura re nuk ishte bere ne Shqiperi. Ajo eshte nje kompani biznesi shume e famshme, mund te jete e suksesshme, megjithese kam degjuar per te qe ka pasur dhe gabime trashanike. Sot ne gazeten "Integrimi" jane botuar disa prej tyre qe jane fakte. Por me beri pershtypje, kryesisht LSI, nuk po merrem me partite e tjera. Ne kemi bere sondazhet tona. Une di sondazhin qe eshte bere per Qarkun e Tiranes dhe te Fierit, ku une jam i interesuar direkt, kemi shifra shume me te medha se 5%, disa here me te medha. Keshtu qe, me duket vertete e pabesueshme shifra 5%. Une vura re ne sondazh qe kishte pyetje te cilat perpiqeshin te vinin ne balance, ose te krahasonin PD me PS, te krahasonin Berishen me Ramen, dukesh prirja e atyre qe ka bere sondazhin, qe ne nje fare menyre te pranonin qe ne Shqiperi, jane dy parti te medha se sa te tjerat. Prandaj po ju them se pergjigjet e atyre njerezve qe kane pyetur, pra qe jane pak, kane qene te influencuar nga pyetjet e meparshme, pra praktikisht atyre i u eshte thene qe dy parti jane, pra mos diskutoni per nje te trete. Pra jane faktore teknik qe lidhen me sondazhin qe e bejne ate sondazh te pabesuar. Une jam deshmitar, une jam kontakt perdite, qofte ne Fier, Mallakaster dhe Tirane, dhe e di qe rezultati eshte tjeter gje. Nuk dua te them ne asnje menyre qe eshte e menaxhuar, e degjuam direkt ate dhe fjale te tilla kam degjuar se kush eshte ndermjetesi midis Top Channel dhe kompanise "Zogby", eshte nje firme shqiptare qe njihet qe eshte e afert me bashkine, gjera te tilla, megjithate dua t'i le menjane keto si thashetheme. Une kam objeksionet e mia direkt per rezultatet e sondazhit, me duket i pabesueshem.

KQZ tashme eshte i formatuar. Mendoni se mund te garantoje voten e LSI, duke ditur qe ne kete institucion kjo parti nuk ka perfaqesuesin e saj?

Ne nuk presim nga KQZ te na garantoje voten. Ne do te marrim te gjitha masat tona si parti qe ne ta mbrojme voten tone. Natyrisht do te ishte mire dhe per kete luftuam, qe ne te kishim anetare komisionesh qe nga niveli me i larte dhe deri tek niveli me i ulet. Nuk na pelqen kjo situate, qe ne nuk i kemi perfaqesuesit tone ne te gjitha komisionet. Por iu thashe qe do te na detyroje qe ne, te gjejme menyra te tjera ose te gjejme menyrat e mundshme se si mund ta mbrojne me mire voten tone dhe do ta bejme.

Si mund ta beni?

Ne kemi vezhguesit, qe ne kete Kod Elektoral kane nje cike pushtet me shume se cfare kane pasur deri me tani. Do te perpiqemi te zgjedhim vezhgues, djem te zot, djem te mire, te cilet te bejne mire detyren e tyre. Nuk mund te them se cfare do te beje partia deri ne fund, por kjo eshte ideja, ne kemi deklaruar qe do te kerkojme ndihme edhe te firmave te specializuara ne trajtimin e procesit te zgjedhor, ne ndjekjen e procesit. Por mund te them nje fjale, pasi ka edhe 5 muaj nga zgjedhjet, do te bejme gjithcka qe te mbrojme voten e elektoratit qe do te votoje per ne.

Per te paren here Shqiperia ka nje sistem te ri elektoral, ku do te votohen ne baze rajonesh dhe jo me ne 100 zona elektorale. Cili eshte vleresimi juaj mbi kete sistem?

Une e kam vleresuar kete pune dhe kam qene kundra me kohe. Fatmiresisht ditet e fundit, Ben Blushi, i cili eshte nje personazh i rendesishem ne Partine Socialiste, me sinqeritet ka deklaruar se pse u be ky sistem zgjedhor, ne nje deklarate qe beri para disa dites ne nje televizion ai tha qe situata ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, tregoi qe ne beme mire qe zgjodhen kete Kod Elektoral. Domethene ideja eshte, qe ky Kod Elektoral eshte zgjedhur ne menyre qe te eliminoje te gjitha partite e tjera, pervec dy partive te medha. Qe ketu do te jepja pergjigjen qe ky Kod eshte i papershtatshem per Shqiperine. Pse? Sepse ky Kod i mbyll deren ne Parlament te gjitha partive qe konsiderohen te vogla. Nje arsye tjeter e forte eshte qe ky Kod nuk te jep shansin qe ne Shqiperi te kete zhvillime ne fushen e politikes. Domethene ne tani duhet te mesohemi, duhet te pranojme qe paskemi keto dy parti, sido qe te thone ato ne jemi te detyruar te pranojme ato dhe s'kemi asnje shans tjeter t'i dalim, sipas Blushit sigurisht, dhe jo sipas meje. Pse? Sepse Kodin e kane bere per kete qellim, ne kete gje e kemi nxjerre me kohe dhe e kemi thene kohe. Ne qofte se u detyruam te largohemi nga mazhoritari, pse mazhoritari tek ne kish filluar te bastardohesh, po hynin si deputet lloj-lloj njerezish, qe kishin para, qe konsideroheshin te fuqishem. Por edhe ky proporcional i bere s;eshte ai qe duhet Shqiperi. Per mua nje proporcional kombetar, ne nivel kombetar, ku e kane shume vende te Evropes, do te ishte me i pershtatshem, do te bente nje vleresim te popullit mbi politiken e partise. Thuhet qe eshte bere qe te jene afer dhe figurat e njerezve. Kete radhe do te votohet per parti sigurisht, por cdo qender votimi besoj se do te kete emrat e partise ne ate rajon. Keshtu qe, do te kete nje influence te dy faktoreve, qofte edhe te faktorit njeri, sepse eshte lista dhe dihet nese votohet per kete parti, votohet per kete liste emrash, nese partia fiton 3 deputete, jane keto tre te paret. Ky sistem te mban me afer me emrat e personave. Por eshte zgjedhur qellimshem qe te eliminoje partite e vogla.

Cfare mund te na thoni per skemen e ndarjes elektorale, cfare te metash apo ane pozitive, ka ajo krahasuar me sistemin e meparshem?

Skema e ndarjes per mua eshte e gabuar dhe prape mbetem me idene qe eshte e qellimshme. Ka ngulur kembe PS-ja per te gjithe kete histori, per ta bere kete pune. Te pakten deklarimi zyrtar i Berishes ka qene qe te bejne cfare te duan, une do te pranoj cdo gje. Keshtu qe, "topi" i ka mbetur PS-se. Skema eshte skeme administrative qe eshte bere per qellime te caktuara administrative. Domethene rajonet kane nje gje te perbashket, kane nje histori te perbashket, nuk e di, kriteret administrative te ndarjes. Nderkohe qe kriteret elektorale sigurisht duhet te ishin te tjere dhe jane te tjere. Gjeja e pare qe do te ishte, zonat ne te cilat do te ndahet Shqiperia duhet te ishin te barabarta, ne menyre qe ne te gjitha zonat pragu te ishte i njejte, gjeja me elementare e hyrjes se nje partie dhe zonat duhet te ishin me te medha. Madje ne fillim kur kemi biseduar per kete sistem, dija qe, ata qe e propozuan donin ta ndanin Shqiperine ne rrethe, qe do te ishte skandal fare. Por prape mbajtja e qarqeve ekzistues edhe ne sistemin elektoral, per mua eshte e gabuar. Eshte nje ndarje e bere per arsye te tjera, per kritere te tjera, jo per kriter elektoral. I kane rene shkurt se ju pelqen. Mire jane se disa nga qarqet jane qarqe shume te vegjel, keshtu qe aty pragu ngrihet shume, qellimi ky ka qene. Zgjedhja e sistemit spanjoll, ka qene qe te kemi pragje sa me te larta, ne menyre qe partite e vogla te mos afrohen, pragu ketu eshte natyral do te thosha une, vendose sa te duash ti, pragu eshte i qarte. Nese Kukesi ka 4 deputete per te kaluar ne Parlament, pragu eshte 20%, te gjitha partite e tjera qe kane me pak se kaq, ata jane njelloj sikur nuk ekzistojne fare ne Kukes. Kjo eshte ideja dhe ata qe kane bere ligjin kane thene ne jemi me siguri ne cdo qark, sa me pak te kemi parti te tjera, prandaj s'mund te jem dakord kurre me kete, per mua eshte shume i gabuar dhe do te jape efekte te medha.

Votimi per partine dhe jo me per kandidatin, si do te ndikoje ne rezultatet e zgjedhjeve dhe numrin e deputeteve te partive?

Nuk eshte votim vetem per partite, cdo parti do te paraqese listen e saj elektorale, te kandidateve te vet, keshtu qe nuk eshte vetem per partite. Sistemi rajonal, madje listen e ben me afer popullit, besoj se do te jene personazhe qe njihen ne ate rajon. Ne kete pikepamje rajonali eshte me i mire se kombetari, meqenese fut edhe faktorin liri me shume se sa proporcionali kombetar, megjithese ne jemi per kombetarin. Por ne aspektin e njeriut, ky sistem eshte me i arsyeshem se lista eshte me direkte, me e afert me publikun. Keshtu qe, them qe te dy faktoret do te influencojne. Natyrisht partia do te jete e para per sa kohe qe s'ka emra ne liste, ne fletet e votimit. Por keto emra do te deklarohen. Ne te gjithe fushaten elektorale, secila parti do te tregoje emrat e kandidateve, do te dalin vete ato te bejne fushate. Besoj se tek dera e qendres se votimit, do te jete lista e kandidateve te cdo partie per qarkun perkates.

Cfare mund te kuptojme me koalicion te perbere dhe sa i sherben partive politike formimi i nje koalicioni sipas gjykimit tuaj?

Per mua koalicioni i perbere doli si efekt i rezistences qe paten partite e vogla ndaj ketij kodi, per te arritur rezultatin e tyre. Dy partite e medha, se ato e bene Kodin. Per t'i mbyllur gojen partive te vogla sajuan koalicionin e perbere, i cili praktikisht c'eshte? Eshte qe partite e vogla te pranohen, te futen nen sqetullen e njeres nga partite e medha. Pra te futen nen sqetull dhe me sa duket keshtu po behet. Shumica e partive te djathta jane futur tek PD, disa prej te majtave tek PS, vetem keshtu mund te ekzistojne, duke qene ne koalicion bashke me to. Nuk e di, ta shohim. Pse? Sepse duhet ta shohim nese zbatohet ligji ashtu sic eshte. Votuesi do te votoje edhe per partine konkrete dhe nese partia konkrete nuk do te marre shume vota, normalisht i takon qe te mos ekzistoje. Nuk eshte se koalicioni i perbere i shpeton automatikisht partite e vogla. Por, para zgjedhjeve u jep te drejten qe te pretendojne, te futen ne fushate elektorale, por ta shikosh me kujdes, partite e vogla nuk eshte se shpetojne nga koalicioni i perbere. Nuk e di cfare loje do te behet. Cfare lloj marredheniesh do te krijohen, po te zbatohet ligji, eshte e ngaterruar per partite e vogla prape, me gjithe koalicionin e perbere.

Po LSI cfare koalicioni ka, meqenese eshte deklaruar se kjo parti do te hyje ne zgjedhje ne koalicion me parti te tjera, cilat jane keto?

Sigurisht ne kemi deklaruar dhe ne jemi te hapur per te gjitha ato parti qe jane afer programit tone. Deri me tani eshte deklaruar PAD qe do te jete me ne, eshte deklaruar PS'91. Kjo e fundit nuk eshte pranuar, ka edhe 5 muaj akoma, ajo s'eshte pranuar se sigla e saj dhe emri i saj eshte shume afer PS-se. Nese ata do ta shohin te arsyeshme qe thjesht si parti t'i nderrojne nje cike keto. Une jam i sigurt qe ato do te jene nje parti qe do te futen ne keto zgjedhje dhe do te gjejne ata rrugen qe do ta zgjidhin problemin qe i ka ngritur gjykata, qe paskan emer dhe sigel shume afer PS. Jam i sigurt qe nuk po punojne ne boshllek, nuk po punojne kot qe te mos jene parti, ajo behet brenda dites.

Po, por 10 mije firma s'mund te mblidhen brenda dites...

Nuk eshte ndonje problem per t'i marre keto firma. Ka shume me teper se kaq. Anetaret e PS qe s'jane dakord me udheheqjen e sotme te kesaj partie dhe do te votonin per te pasur nje parti qe do te ishte me afer interesave dhe pikepamjeve te tyre. Nuk besoj se numri 10 mije do te ishte nje problem.

Ju keni pasur raporte te veshtira me zotin Nano. Ne rast te ofrimit te kontributit te ish-kryetarit te Partise Socialiste ne LSI, si do te vepronit?

Une nuk besoj, ne asnje menyre. Nuk do ta bente ai dhe s'do ta pranonim ne. Pra jane keto dy arsyet, ai s'mund te beje nje hap qe eshte i sigurt qe nuk pranohet. As ne nuk do ta pranonim dhe ai ne kete baze, nuk do ta bente. Ai normalisht eshte ne forumet e PS-se dhe eshte pjese i grupit parlamentar socialist, ai ka munguar, s' ka qene ne Parlament, por s'ka deklaruar qe s'eshte ne PS. Besoj qe ky problem nuk shtrohet fare, ne nuk e kemi shtruar fare.

Ne media eshte perfolur largimi i Gjikondit dhe Ndreut nga LSI, por nuk ka pasur nje reagim zyrtar ne lidhur me kete ceshtje. Cila eshte e verteta?

Mediat shkruajne plot gjera. Ne jemi ne fushate tani, i pranishem ose jo varet nga fakti se ku je. Megjithate ti ke ardhur te me pyesesh si anetar i LSI-se, une shume ralle shkoj ne zyra, shpesh jam ne zonen ku jam kryetar tek 3-shi, jam ne Mallakaster ose ne Fier. Nuk jane zyrat ato qe vendosin jemi apo s'jemi. Fjale shtypi mund te shkruaje. Nese do te kishte dicka do te kishte nje prononcim zyrtar, atehere do te keshilloja te prisni nje prononcim zyrtar dhe atehere bejeni fakt. Ata vete le ta bejne prononcimin zyrtar, nese qenka ky fakt. Bisedoi: Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›