E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, 16 milione leke per publicitetin e kartave

Qeveria shqiptare i ka kushtuar nje rendesi te vecante pajisjes se qytetareve shqiptare me dokumentet e identifikimit. Me nje vendim te vecante, sherbimit i Gjendjes Civile prane Ministrise se Brendshme do t'i jepet nje fond prej 16 milione lekesh, te cilin do ta perdore per fushaten publicitare, permes te ciles qytetaret do te nxiten per te mare karten e tyre te identitetit dhe pasaporten biometrike. Keshtu qeveria miratoi diten e djeshme edhe nje rishperndarje te fondeve buxhetore te Ministrise se Brendshme. "Ministrise se Brendshme, ne buxhetin e miratuar per vitin 2009, per programin "Sherbimi i Gjendjes Civile", t'i shtohet fondi 16 milione leke, ne zerin "Shpenzime korrente", per mbulimin e shpenzimeve te fushates publicitare, per nxitjen e shtetasve shqiptare per t'u pajisur me leternjoftim dhe pasaporte elektronike", theksohet ne relacionin e ketij vendimi te miratuar dje nga Keshilli i Ministrave. Po keshtu ne relacion theksohet se kjo shume do te merret nga programi i Policise se Shtetit dhe nga programi i planifikimit dhe menaxhimit ne kete strukture. Fondi 16,000,000 leke te pakesohet nga zeri "Shpenzime korrente", nga programet dhe ne masen 10 milione leke nga programi "Policia e Shtetit" dhe 6 milione leke nga programi "Planifikim, menaxhim dhe administrim", theksohet ne relacion. Vemendja e qeverise ne prag te fushates zgjedhore, eshte e perqendruar ne shperndarjen e dokumenteve te rinj te identifikimit.

Vlera 10 per qind, e perfituar per pronaret e te perndjekurit

Privatizohen aksionet shteterore te Telekomit

Kryeministri Berisha njoftoi ne mbledhjen e djeshme te qeverise se perfundoi privatizimi i aksioneve shteterore ne kompanine e telefonise Albtelekom. Kreu i ekzekutivit e konsideroi kete privatizim si nje arritje te rendesishme te qeverise dhe theksoi se, do te niste shitja e aksioneve qeveritare edhe ne kompanine Telekom. "Praktika tregon se eshte nje mendesi tejet e tejkaluar, aksionerizmi i qeverise. Ndaj pas nje procesi shume te suksesshem me AMC-ne, duhet te presim nje proces tjeter te suksesshem me shitjen e aksioneve te qeverise ne Telekom. Privatizimi perben nje nga premtimet madhore te kesaj qeverie, si dhe mbajtjen e tij te plote", deklaroi kryeministri Berisha. Transferimin e paketes se aksioneve te zoteruara nga shteti, prej 16.7 per qind te Albtelecom, nepermjet ankandit. Po keshtu, ai tha se 10 per qind e vleres se privatizimeve do te perdoren si fond shtese, per kompensimin e pronareve dhe demshperblimin e te perndjekurve politike. "Ne te gjitha ndermarrjet, ku qeveria eshte aksionere, aksionet do te shiten dhe sic eshte percaktuar ne ligjin e miratuar nga parlamenti, 10 per qind e vleres nga te gjitha keto privatizime, do te kaloje per kompensim te pronareve dhe demshperblim te te perndjekurve politike", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, fondi si i demshperblimit, ashtu edhe i kompensimit, do te kene rritje te ndjeshme progresive, pervec rritjes direkte edhe nga burime te tjera. kryeministri Berisha permendi dje edhe suksesin e qeverise, me realizimin e privatizimeve ne Albtelekom, ARMO-s, OSSH-se, INSIG-un.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›