Klosi: Nëse nuk ka transparencë, protesta
Deputeti i kësaj partie, Blendi Klosi tha dje për mediat, se maxhorancës iu dha një mundësi e dytë nga PS-ja për të zgjidhur krizën. Sipas tij, opozita e njeh rezultatin e zgjedhjeve dhe hyrja në Parlament, tregoi se PS-ja respekton Kushtetutën e vendit dhe institucionet.
“Nëse nuk ka transparencë, Sali Berisha do të largohet. Nëse nuk i njeh opozitës të drejtën për transparencë, atëherë fjala i kalon popullit opozitar dhe Sali Berisha do të përballet me protesta të pandalshme derisa kjo e drejtë kushtetuese e ligjore e opozitës të vihet në vend. I mbetet Sali Berishës të vendosë, ashtu siç do t’i mbetet Sali Berishës edhe përgjegjësia për thellimin e mëtejshëm të krizës”, theksoi ai për mediat.
Ai shtoi se PS-ja është e vendosur t’i shkojë deri në fund kauzës së saj për transparencën e zgjedhjeve.“Ne e kuptojmë shumë mirë, që si një pushtetar i mësuar me manipulime e pazare, Sali Berisha e ka të vështirë të kuptojë sinqeritetin dhe vendosmërinë e Partisë Socialiste, por ai gabohet nëse i shkon ndër mend që ne do të tërhiqemi nga kërkesa jonë për transparencë”, tha më tej Klosi.