Athinë, 11 policë mbeten të plagosur nga protestat
Vala e protestave shpërtheu në Virona të Athinë, për shkak të vdekjes së një të riu nga plumbat e policisë greke, ngjarje e ndodhur më 16 shkurt të këtij viti.
Gjatë përleshjes janë ndaluar 18 protestues që i janë dhënë hetuesisë, si dhe u plagosen 11 policë që kanë përfunduar në spital. Bëhet e ditur se në sheshin e Vironas u zhvilluan dy protesta përnjëherësh, ku në njërin merrnin pjesë anarkistët, ndërsa në tjetrën të rijnë e partisë Sinaspizmos ne drejtim të bashkisë të qytetit Virona.
Rreth 200 anarkistë të ndarë në grupime të vogla kanë sulmuar forcat e policisë me bomba molotov, me gurë dhe sende te tjera, duke dëmtuar edhe 7 motocikleta të forcave të rendit. Tre banka kursimesh kanë pësuar dëmtime, njëkohësisht kanë dëmtuar edhe zyrat e PASOK-ut. /Shpëtim Zinxhiria/Athinë/