E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi PS vendosi kriteret per kandidatet per aleatet nuk vendosim ne

Blendi Klosi

Tirane 11 mars 2011 NOA- Update Pas perfundimit te punimeve te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste Sekretari Organizativ i kesaj partie Blendi Klosi beri te ditura per mediat vendimet e saj.

Gjate fjales se tij ai deklaroi se Asambleja Kombetare e Partise Socialiste e mbledhur sot diskutoi gjithe proceduren per perzgjedhjen e kandidateve te Partise Socialiste per te gjitha bashkite dhe komunat e vendit si edhe diskutoi kriteret dhe parimet mbi te cilat do te ngrihen listat e keshilltareve te ketyre komunave dhe bashkive.

Ai shtoi me tej se gjate kesaj mbledhjeje u miratua nje udhezim i cili ka te beje me parimet kriteret dhe procedurat qe do te ndiqen gjate ketyre dhjete diteve ne vazhdim deri ne vendimmarrjen e kryesise e cila do te jete ne daten 27 te ketij muaji per vendimmarrjen perfundimtare per keto kandidatura.

Klosi permendi edhe disa nga parimet dhe kriteret qe duhet te permbushin anetaret nder to permenden

-Te plotesojne kerkesat e percaktuara ne Kushtetute dhe ne Kodin Zgjedhor te Republikes se Shqiperise.

-Te kene kontribut e angazhim politik dhe te kene njohuri per programin e politikat e PSSH-se ne nivel kombetar e vendor.

-Te kene arsim te larte te zoterojne aftesi te spikatura profesionale e menaxhuese.

-Te gezojne reputacion dhe te kene mbeshtetje te gjere ne komunitet te jene aktiv dhe te angazhuar per te njohur ndjekur e zgjidhur problemet e elektoratit.

-Te kene njohuri mbi organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor aftesi drejtuese organizuese e te punes ne ekip te zoterojne eksperience per menaxhimin e burimeve njerezore e materiale.

-Te kene integritet moral dhe kuraje per te luftuar korrupsionin abuzimet me pushtetin dhe shkeljet e ligjit po ashtu te jete ne menyre te perputhur me kerkesat e kodit te Partise Socialiste dhe te ligjit per sa i perket konfliktit te interesave.

Sekretari Organizativ i Partise Socialiste theksoi se vetem ata kandidate qe do te permbushin keto kritere do te perfshihen ne liste per zgjedhje.

Sipas tij Partia Socialiste e Shqiperise eshte e angazhuar ne nje proces zgjedhor cka sipas Klosit zhvillohet ne nje moment dhe ne nje periudhe relativisht te tensionuar.

Lidhur me marreveshjen me aleatet ai tha se PS nuk merr vendime per aleatet por sipas tij kodi elektoral dhe udhezimi i nxjerre sot nen direktivat e kryesise do te vendose per aleancat me aleatet ne te gjithe territorin e vendit dhe kjo ishte nje vendimmarrje e kesaj asambleje.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeAsambleja e PS miraton kriteret per kandidatet e 8 majit denohen humbesit e meparshemPartia Socialiste e Re mbledh Aktivin Kombetar per zgjedhjet e 8 majitDeputetet socialiste Ne jemi shoqe bulevardiRama nga Athina Socialistet zgjidhin krizen e gjithanshme ne ShqiperiPS Monopolet e qeverise mbajne cmimet e larta ne treg Lidhjealeatet Asambleja Kombetare Blendi Klosi kandidateve kodit elektoral PartiA Socialiste perzgjedhjen proceduren

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›