E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolla Wollfarth mbeshteti PS per listat e zgjedhesve ne do vijojme denoncimet

Lindita Nikolla

Tirane 11 mars 2011 NOA- Partia Socialiste reagoi lidhur me deklaraten e ambasadorit te OSBE-se Eugen Wollfarth.

Nepermjet anetares se Kryesise Linidta Nikolla selia roze shprehu falenderimet per deklaraten e ambasadorit qe sipas kesaj partie kishte te bente me shqetesimet e ngritura prej kohesh nga Partia Socialiste.

Nikolla deklaroi se ambasadori Wollfarth u ndal ashtu sikurse PS ne shkeljet e Kodit Zgjedhor dhe mosrespektimin e afateve ligjore ne perditesimin ne listat e zgjedhesve.

Gjate fjales se saj Nikolla tha I bejme me dije gjithashtu opinionit publik qe Sistemi Kombetar i Regjistrit te Gjendjes Civile administrohet nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile qe eshte ne varesi te Ministrise se Brendshme. Drejtori e cila jo vetem nuk ka marre asnje mase ne menyre qe teknikisht procesi i perditesimit ne listat e zgjedhesve te ishte konform Kodit Zgjedhor dhe ne respektim te plote te afateve ligjore por akoma dhe me tej ka krijuar nje tymnaje informacioni ne zyrat e gjendjes civile.

Sipas saj kjo gje eshte bere ne menyre qe te shkaktohej shformimi i rezultatit zgjedhor.

Me tej anetarja e Kryesise socialiste shtoi se edhe per kete fajin e ka Saliu.

Ne emer te selise roze ajo garantoi opinion publik dhe cdo votues qe do te behet e mundur qe ne keto lista te denoncohen te gjitha shkeljet qe ministri Lulzim Basha dhe Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile kerkojne te bejne me synimin e vetem te nje procesi zgjedhor jo te ndershem dhe te manipuluar.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeZgjedhjet lokale Wollfarth 9 marsi afati i fundit per regjistrimin e te dhenave Basha Grate nje kontribut i madh ne shoqeriBasha Brenda 3 muajsh edhe gjobat elektronikeBasha Monitorimi i Tiranes me kamera hap gjigand per sigurine PS Me 8 mars grate proteste kunder Berishes Lidhjedenoncohen Eugen Wollfarth lindita nikolla listat e zgjedhesve Ministri i Brendshem shkelje

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›