Klosi: Vendi në krizë, zgjidhja protestat
Zgjidhjen e problemeve të vendit, Partia Socialiste e shikon me anë të protestave.
Deputeti Blendi Klosi tha se Sali Berisha dhe Jozefina Topalli thelluan më tej krizën në vend, duke hedhur poshtë kompromisin e ofruar nga Partia Socialiste.
"Sot Shqipëria është në një krizë më të thellë se dje dhe fatkeqësisht kriza nuk është më thjesht e vetëm një krizë politike. Shqiptarët e ndjejnë përditë krizën e thellë ekonomike që po kushtëzon cilësinë dhe standardet e tyre të jetesës", tha Klosi.
Sipas socialistëve, "përballë kësaj situate mbetet vetëm një mënyrë për të gjetur zgjidhje: protestë dhe vetëm protestë."