Kukan: Bojkoti frenon integrimin

Lidhur me situatën aktuale politike në Shqipëri, në deklaratë u “bëhet thirrje të gjithë udheheqësve politike të vazhdojnë përpjekjet për të gjetur zgjidhje brenda institucioneve demokratike”, pasi sipas tyre “te gjitha institucionet e ngritura demokratike duhet të funksionojnë, në mënyrë që të përballojne sfidat e integrimit europian".
Kryetari i delegacionit per Europen Juglindore ne Parlamentin Europian, Eduart Kukan thote ne deklarate se “debati politik duhet te zhvillohet ne kornizen e ketyre insitucioneve dhe vendimet e tyre duhet te respektohen gjeresisht".
"Te gjitha tentativat e mundshme ne te ardhmen per te bojkotuar Parlamentin, do te frenojne ambiciet e Shqiperise ne rrugen e saj drejt bashkimit Europian",- thuhet ne deklaraten e zotit Kukan. Persa i perket ceshtjes se vizave, anetaret e delegacionit nga Parlamenti Europian thone se vleresojne progresin e Shqiperise ne permbushjen e kushteve per liberalizimin e vizave dhe ne rast te nje raporti pozitiv nga ekspertet e Komisionit Europian, ata jane te gatshem te mbeshtesin vendimin per liberaliizmin e plote te vizave me Shqipërinë.