E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Zgjedhjet e parakohshme, për zgjidhjen e krizës

“Zgjidhja e krizës vjen vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme”. Kështu deklaroi sekretari organizativ i Partisë Socialiste Blendi Klosi, ndërsa zbardhi vendimet e kësaj force politike.
 

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh mjaftë qartë se gjatë mbledhjes është diskutuar për situatën politike dhe për betejën politike, ndërsa në fokus është sjellë fitorja në pjesën më të madhe në tërë vendin.
 

“Ajo çfarë është e rëndësishme është që të shpërndajmë në të gjithë strukturën, fitoren e PS-së, kemi një fitore plebishitare në shumë rrethe, mbi 40 Bashki nga 65 Bashki në total” tha me tej ai.

Sikurse dhe kreu i opozitës Rama, Klosi theksoi se Asambleja do të thërrasë kongresin e PS-së brenda muajit tetor, nga ku do të zgjidhet Asambleja e re Kombëtare. Do të jetë kjo Asamble që do të zgjedhë më pas Kryesinë e re dhe Sekretariatin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›