KQZ: Numërimi i kutive, në orën 17:00

Numërimi i kutive do të nisë në orën 17:00. Kështu deklaroi pak minuta më parë kreu i KQZ-së Arben Ristani, ndërsa tashmë janë miratuar dhe pesë pikat e projekt-aktit me shumicë votash.
Komisioni Qëndror Zgjedhor miratoi me shumicë votash projekt –aktin, i cili i hap rrugë rinumërimit dhe rivlerësimit të votave të kontestuara në kutitë e pahapura në 368 qendrat e votimit. Kryetari i KQZ Arben Ristani deklaroi se rinumërimi do të bëhet nga 8 grupe numërimi.
Sipas KQZ-së, procesin e numerimit duhet ta bejnë grupet e numerimit te cilet do te hapin kater kuti per cdo qender votimi, te cilet i perkasin votave te kryetarit te Bashkise, kryetarit te Njesise Bashkiake, Keshillit te Bashkise dhe Keshillit te Njesise Bashkiake.