E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi mund të ish vetëvrarë qoftë dhe prej Jozefinës

Share

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka tentuar pas Berishës të përfshihet në korin e ngushëllimeve publike për Ardian Klosin. Dhe në një njoftimin e saj për shtyp, dalë nga zyra e saj ku punojnë dhjetëra vetë, zbulohet vulgariteti dhe injoranca e një drejtuese shteti, kur thotë se Ardian Klosi njihet si përkthyes i shquar i …. Hajnrih Man. Në fakt ka dy shkrimtarë të mëdhenj në botë, Hajnrih Bël dhe Tomas Man,  por Klosi ka perkthyer Hajnrih Bël-in qysh ne komunizem.

Topalli nuk ka faj se nuk ka lexuar ndonjë libër, as të Bëlit, as të Manit dhe as të Kafkës. Por meqë rasti i vetëvrasjes ishte shumë delikat dhe shoqëria arriti të shfaqë një mbështetje të pazakontë për një intelektual, i cili i dha fund jetës mes të tjerësh nga padurimi për vulgaritetin, injorancën dhe mungesën e vlerave që e rrethonte, zonja Topalli duhet të bëjë pak kujdes, të mos shfaqet si një arsye përse një intelektual duhet të vrasë veten kur shteti ku jeton drejtohet prej njerëzve të tillë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›