Bashkia e Tiranës i thotë JO minifundeve dhe dekolteve
Tiranë- Bashkia e Tiranës ka sanksionuar në rregulloren e re rregulla tejet strike për punonjësit e saj, specifikisht për kodin e veshjes e tyre. Rregullorja e re ndalon imponon kostumet dhe kravatat, ndërkohë që punonjseve femra u ndalon veshjen e minifundeve dhe dekolteve.
Saktësisht neni 16 i rregullores mbi etikën dhe kodin e veshjeve të punonjësve, përcakton se punonjësit duhet të paraqiten çdo ditë në ambientet e punës me kostume e kravata. Në nivele më të ulëta sesa rangu i drejtorit, punonjësi duhet të mbajë detyrimisht pantallona dhe këmishë serioze. Ndërsa punonjëset e kanë të ndaluar mbajtjen e fundeve apo fustaneve të shkurta apo këmisha e bluza me dekolte.
Përveç veshjes rregullorja e re përcakton norma edhe për pamjen e punonjsve. Për punonjësit meshkujt ndalohet mbajtja e flokëve nën gjatësinë e përcaktuar, ndërsa për punonjëset ndalohen nuancat e forta dhe modelet ekstravagante.
Ndërkohë që zyrtarëve të bashkisë, sipas rregullores se re u ndalohet rreptësisht pirja e duhanit dhe e alkoolit në ambjentet e Bashkisë së Tiranës por edhe ne bar-kafen që ndodhet në ambjentet e bashkisë.
Një tjetër pikë e rregullores është edhe higjena, për të cilën që nga ky moment zyrtarët e kanë për detyrë të kujdesen. Sipas rregullores së ashpër të Bashkisë së Tiranës, nëpunësit dhe punonjësit, janë të detyruar tu përmbahen normave të etikës gjatë orarit të punës.