E Diel, 1 Nëntor 2026

Klube gjermane e turke futen në garë për Beqirajn

Podgoricë, 24 gusht - Skuadra nga Bundesliga e Gjermanisë dhe Superliga e Turqisë kanë shprehur interesim për sulmuesin kosovar të Buduqnostit, Fatos Beqiraj. Këtë e ka bërë të ditur të hënën për gazetën vetë Beqiraj. Ai është duke u kërkuar edhe nga klubi më i madh kroat, Dinamo. "Po shpresoj që këtë javë të arrihet marrëveshja dhe të transferohem te Dinamo. Por, këto ditë interesim kanë shprehur edhe disa skuadra nga Turqia dhe Gjermania. Megjithatë ende nuk ka diçka konkrete", tha Beqiraj. "Nëse skuadrat e interesuara paguajnë dëmshpërblim prej një milion eurosh, Buduqnosti më liron pa problem". Beqiraj ka shënuar nga një gol në dy xhirot e para të kampionatit të ri të Malit të Zi. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›