E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujkani debuton me barazim në Serie B

Romë, 24 gusht - Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Samir Ujkani, ka debutuar me barazim në Serie B të Italisë. Skuadra e Ujkanit, Novara, luajti 1:1 në udhëtim kundër Padovas, të dielën mbrëma në javën e parë të Kategorisë së dytë italiane. Ujkani ishte ndër më të dalluarit te Novara pasi shpëtoi një gol të sigurt. Për Novaran në minutat e fundit u aktivizua edhe mesfushori Rijat Shala. Sulmuesi Edgar çani ka luajtur 82 minuta te Modena që shënoi fitore 1:0 në shtëpi kundër Piacenzas. Mesfushori kosovar Mehmet Hetemaj ishte titullar te skuadra e Albinoleffes që importoi një pikë pasi barazoi 1:1 në udhëtim kundër Triestinas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›