Klubet spanjolle, borxh deri n’fyt

Alarm në futbollin spanjoll. Klubet janë afër bankrotit. Sipas të përditshmes ‘Marca’, borxhi i përgjithshëm i klubeve arrin në 4 miliardë euro. Janë 300 lojtarë nga klubet e La Ligas dhe Segunda Division që janë ankuar në organet kompetente për moskryerjen e obligimeve mujore ndaj tyre.
Një situatë delikate kjo. Përpos futbollit, në Spanjë borxhet janë evidente edhe në sportet tjera. Janë 21 klube spanjolle që rrezikojnë falimentimin, një normë kjo që rrezikon shuarjen e klubeve.
Janë disa skuadra nga divizioni i tretë, që bien nga liga sepse nuk mund t’i paguajnë borxhet e tyre. Në këtë rast, lojtarët e humbin gjysmën e rrogave.
Ndër sportet tjera që gjenden në ‘semafor të kuq’ është edhe basketbolli. Klubet Estudiantes, Joventut, Menorca, Valladolid e Granada i kanë ndërprerë pagat ndaj lojtarëve, kurse Alicante rrezikon shpartallimin.