Portugezi Andre Vilas Boas do te jete trajneri i ri i ekipit te elsit
Andre Vilas Boas nuk është më trajner Portos dhe në orët e ardhshme pritet të firmosë për Çelsin e Londërs, pasi klubi anglez ka vendosur të paguajë 15 milionë euro, për të prishur kontratën e trajnerit me klubin portugez.
Në këto kushte, presidenti i Çelsit, Romas Abramoviç, zgjodhi të ndjekë të njëjtën rrugë që ka bërë disa vite më parë, kur mori Hoze Mourinjon nga Çelsi. Vilas Boas, që fitoi titullin e portugalisë dhe Ligën e Europës, konsiderohet si pasardhësi I Mourinjos, njeriun me të cilin ka punuar në hapat e parë të karrierës.
Fillimisht, Boas refuzoi oferën e Interit, pastaj pranoi ofertëne Çelsit. “Trajneri ynë do të largohet sapo të jetë paguar shuma që ne kemi kërkuar për prishjen e kontratës,” – shkruhej në faqen zyrtare në internet të Portos.
Në këtë mënyrë, me 15 milionë euro të shpenzuara, Vilas Boas bëhet trajneri më I paguar në historinë e futbollit. Ai do të marrë vendin e Karlos Ançelotit dhe ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit të Gus Hidinkut në “Stemford Bridxh”