E Martë, 3 Nëntor 2026

“Klubi 5”, sociologu Gëzim Tushe: Shikoni brenda vetes, bëhuni ekspertë në punën tuaj

Në studion e ‘’Klubi 5’’, në Radio Tirana nga ora 05:00-08:00 me moderatorët Florian Zyka dhe Erion Korini, ishte në lidhje direkt me studion sociologu i njohur Gëzim Tushi i cili iu përgjigj pyetjeve që prekin çdo të rritur.

Marrëdhëniet në familje, punë, mjedisi toksik, konkurrenca, lidershipi, si të përballemi dhe të fitojmë.

“Puna dhe familja janë fondamentale,” theksoi sociologu Tushi, sepse “transportojnë situatat e familjes në vendin e punës dhe anasjelltas“.

I pyetur se a duhet të ruajmë vijën ndarëse? Sociologu u ndal te specifikat.

“Familja është institucion privat, puna është institucion publik. Askush ose pakkush, arrin të mos shkarkojnë pozitivitetin apo energjinë negative të akumuluar në familje, në punë dhe e kundërta.“

Në vendin e punës mund të ndodhin të gjitha?

Zoti Tushi u shpreh:

“Mendoj se për shkak të individualizimit gjithnjë e më të theksuar, pak miqësi të sinqerta mund të krijohen, shumica janë të shtirura, hipokrizira”. Në punë ka njohje, deri në “flirte” po në punë krijohen lidhje paralele, puna lidh njerëzit deri në martesë. Gjithçka mund të ndodhë.”

Moderatori Florian Zyka solli për diskutim me sociologun e njohur Gëzim Tushi, përballjen e të sapo punësuarve me ambientin toksik. Të largohen apo të durojnë? Zoti Gëzim si sociolog e njohës i mirë i realitetit nënvizoi faktorët që e bëjnë ambientin toksik.

“Lidershipi është faktori që krijon klimën. Kur lidershpi është kontrollues, autoritar, komunikimi i tij nuk ka element human, mjedisi në punë , bëhet i mërzitshëm. Ngrihesh i lodhur dhe pse sapo je zgjuar.’

Së dyti vazhdoi sociologu Tushi:

“Të numërojë faktorët toksik, ka bullizim të brendshëm. Dikush që nuk ka rezultate, ose nuk performon si të tjerët, bëhet objekt për bullizim. Thashethemet, shtirja, hipokrizia ndikojnë në aciditet helmues.”

“Jetojmë në kohë moderne, secili ka instrumente të gatshëm për të ikur nga situata të padëshirueshme. Individualizmi ekstrem, gara e fortë, karriera, krijojnë nervozizëm deri në depresion. Forconi rezistencën e brendshme, vetëm kështu mund të zbusni goditjet që vijnë nga jashtë.”

Sociologu Tushi e përfundoi me një mesazh bisedën e tij në emsionin “Klubi 5”:

‘’Shikoni brenda vetes, bëhuni ekspert në punën tuaj.”

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›