E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klubi i boseve te Formula 1-it kerkon Bogdanin

Roma e kerkon si alternative zevendesuese e Francesko Totit, kur kapiteni roman ka nevoje te clodhet apo te jete serish i demtuar, Lacio si pjese e nje kombinimi te kembimit me shqiptarin tjeter Igli Tare; Livorno, klubi tek i cili eshte huazuar per nje sezon e konsideron si figuren kryesore e pjeses se dyte te sezonit; Kievo ka filluar te pendohet qe e ka lene dhe e kerkon ta riktheje me kembengulje.
Ky eshte Bogdani, emri i te cilit lidhet sa me pistat e skuadrave me te njohura italiane (Kievo, Xhenoa, Rexhina, Napoli), por dhe shkon pertej Italise, nga Rusia (Rubin Kazan e FK Moska), Greqia (Olimpiakos) e deri ne Rumani (Steaua Buukuresht).
Por emri i ri qe ka dale ne treg per sulmuesin e kombetares shqiptare vjen nga Anglia. Queens Park Rangers e Anglise, e njohur shkurt me siglen "QPR", prone e dy prej njerezve me te njohur te botes se Formula 1, padronit miliarder Berni Eklestoun dhe bosit te Renose, italianit Flavio Briatore, kerkon sherbimet e gjigantit shqiptar. Skuadra britanike ben pjese ne Championship (kategoria e dyte angleze).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›