E Hënë, 2 Nëntor 2026

Koalicioni Euroatlantik çel fushatën, Basha: Jemi alternativa për çdo shqiptar që do ndryshim

Koalicioni Euroatlantik ka çelur sot fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në fjalën e tij, kreu i këtij subjekti politik, Lulzim Basha tha se Koalicioni Euroatlantik është “alternativa për çdo shqiptar që do ndryshimin.

Ai akuzoi qeverinë për korrupsion gjatë 12 viteve në pushtet, teksa shtoi se dhënia e një mandati tjetër qeverisës PS-së “do të thotë më shumë dështime”.

“Shqipëria meriton më shumë, meriton të ndahet nga 12 vjet dështime e korrupsione të Edi Ramës. Shqipëria meriton ndarje nga kultura  e pandëshkueshmërisë. Fuqi të panumërta janë derdhur drejt nesh me helm e vrer, me shpifje, me miliona të paguara për të nxirë mesazhin tonë. Nuk ja dolën dhe nuk kanë për tja dalë sepse ne jemi vullneti i shqiptarëve për ndryshim. Katër vite të tjera me Edi Ramën do të thotë më shumë dështime, më shumë korrupsion më shumë staniacion në rrugën drejt BE. Më 11 maj, çdo shqiptar që do ndryshim e ka alternativën, Koalicioni Euroatlantik”, tha Basha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›