E Diel, 1 Nëntor 2026

Koalicioni Kosova e Re tubim ne komunen e Vushtrrise

Koalicioni per Kosoven e Re ne diten e dyte te fushates ka mbajtur nje tubim me qytetaret e Komunes se Vushtrrise ne te cilin drejtuesi i ketij koaliconi Behgjet Pacolli ka bere thirrje qe te votohet lista e ketij koaliconi e cila sipas tij do ti jep fund pazarlleqeve dhe premtimeve boshe. Pacolli tha se Kosova duhet te udhehiqet nga njerez te ndershem dhe punetore.

Leshojani rrugen njerezve qe duan te punojne ndershem dhe me profesionalizem. Vota e qytetarit sot ne Kosove eshte e shtrenjte prandaj askush nuk guxon ta preke ate votoni per ate qe ju mendoni se do te punoje per interesat e ardhmerise.Ne Kosove per nje vit do te krijohen 30 mije vende te punes te tjeret kane dyshime per kete ne dime dhe mundemi tha Behgjet Pacolli Kryetar i AKR-se.

Pacolli premtoi forcimin e shtetit ligjor ne menyre qe Kosova te mos renditet si vendi me i korruptuar ne rajon. Kosova nuk e meriton te jete vendi i me i korruptuar dhe vendi me ekonomi me te dobet. Kosova e meriton te jete si shtetet e tjera dinjitoze. Deri sa partite tjera kane shkuar ne vendet tjera dhe kane prezentuar partite e tyre te pa ligjshme ne kemi shkuar neper Kosove dhe kemi biseduar me qytetaret rreth halleve te tyre vijoi Pacolli.

AKR ka mbajtur edhe nje debat ne Prishtine me teme Mitrovica bashkejetesa te drejtat e njeriut dhe komunitetet ne te cilin u tha se asnje institucion vendor ne Mitrovice nuk eshte teresisht funksional dhe nuk mund ende te veproje sic duhet.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›