E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncerti i artistes Suela Mullaj

Violinistja shqiptare Suela Mullaj eshte rikthyer ne Shqiperi pas 20 vitesh. Kariera e saj artistike e ngritur me shume sukses ne Milano dhe skena te tjera te Europes e ka mbajtur larg publikut shqiptar. U desh muzika e Cajkovskit per ta sjelle ne skenen e Akademise se Arteve se bashku me orkestren e Radiotelevizionit.

Gjeta komplet nje atmosfere ndryshe dhe i falenderoj nga zemra per gjithe dashurine e tyre. Mendoj ky kthim i imi eshte nga ana ime personale nje pershendetje nje rikthim per te pare Shqiperine ashtu sic ne e deshem kur ishim femije tha violinistja Suela Mullaj.

Artistja i ka ende te fresketa emocionet dhe duartrokitjet qe i ka dhuruar publiku ne Tirane por thote se shqiptaret kane me shume nevoje per eksperienca dhe shkembime me artiste te huaj.

Eumlshte shume bukur qe ne Shqiperi ka nje publik i cili e dashuron artin kulturen eshte shume i hapur. Sigurisht ka nevoje qe te vihet nje cike me ne kontakt me artiste dhe me koncerte te nje niveli te larte sepse kjo ben qe dhe publiku te jete me i kujdesshem dhe nga ana e interpretuesve te kete akoma me shume entuziazem thote ajo.

Suela Mullaj i takon brezit te artisteve te rinj qe u larguan ne vitet 90. Pas studimeve ne Milano ajo numeron dhjetra koncerte ne skena boterore ne bashkepunim me orkestra te medha.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›