Koalicioni PS-LSI, dorëhiqen prefektët e Fierit e Durrësit
Japin dorëheqjen Prefektët e Fierit dhe Durrësit. Prefekti i Fierit Robert Bitri ishte emëruar prej 13 muajsh në këtë post si përfaqësues i LSI, ndërsa tashmë ai do të vazhdojë të mbajë postin e kryetarit të kësaj partie në Fier. Burime nga prefektura dhe PD e rrethit bëjnë të ditur se kandidatura më e mundshme për të zëvendësuar Bitrin është Vasil Ndreko, aktualisht sekretar i Prefekturës.
Ndërkohë mesditën e sotme edhe prefekti i Durrësit Genci Alizoti ka dhënë dorëheqjen. Thuhet se largimi i tij ka ardhur pas zyrtarizimit të marrëveshjes parazgjedhore që LSI pranoi të ketë me PS-në dhe largimit të saj nga koalicioni qeverisës.
9 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Koalicioni PS-LSI, dorëhiqen prefektët e Fierit e Durrësit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email