Ambasada amerikane organizon debatin e parë paraelektoral mes të rinjve
Nisma e ambasadës amerikane, e paralajmëruar disa javë më parë në faqen e saj në Facebook për organizmin e debateve paraelektorale mes të rinjve është konkretizuar ditën e sotme.
Përfaqësuesit e forumeve rinore të partive politike në Shqipëri, kanë shpalosur pjesë të programit të forcave që përfaqësojnë në të parin debat paraelektoral në qytetin e Shkodrës.
Ky debat, i cili synon disiplinimin e të bërit politik, veçanërisht nga të rinjtë, ku ata kanë shpalosur idetë e tyre për temat e arsimit dhe punës, vjen pas një trajnimi nga ambasada amerikane për mënyrën e debatimin.
Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, i ka vlerësuar këto debate konstruktive si fillimin e një epoke të re të debatit politik në Shqipëri.
Ndërkohë, pas këtij debati, do të zhvillohen edhe dy debate të tjera në Fier dhe në Tiranë, ku të rinjtë e forumeve rinore të partive politike, do të shpalosin idetë e tyre për problematika të ndryshme.
9 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Ambasada amerikane organizon debatin e parë paraelektoral mes të rinjve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email