E Diel, 1 Nëntor 2026

Koaliconi mes konservatorëve dhe liberalëve e ka humbur kredibilitetin

Të dielën në kancelari në Berlin u kryetarët e partive të koalicionit qeveritar kancelarja Angela Merkel, kryetare e partisë kristiandemokrate, Horst Seehofer, kryetari i kristioansocialëve dhe kreu i liberalëve Guido Westerwelle. Tema të bisedimeve ishin çështje të diskutueshme brenda koalicionit si: lehtësimet fiskale, mbulimi i posteve në këshillin e fondacionit për të dëbuarit si dhe konferenca për Afganistanin, që zhvillohet në fund të janarit në Londër.
Lidhur me samitin e drejtuesve të koalicionit në kancelari gazeta "Berliner Morgenpost" komenton: "Ndoshta të dy partitë do të duhej ta kishin menduar më me kujdes aleancën qeveritare, përpara se t' i zgjasnin dorën njëra-tjetrës dhe të përbetoheshin për besnikërinë së paku katërvjeçare. Ndoshta edhe programet elektorale duheshin marrë më seriozisht. Të paktën ato duheshin lexuar. Por ndoshta ne gabohemi dhe e gjitha kjo është harmoni, bisedimet midis partnerëve të qeverisë janë një rutinë e nevojshme për rrjedhën normale të gjërave. Ndoshta është kështu. Por një gjë është e sigurtë, koaliconi mes konservatorëve dhe liberalëve ende pa i mbushur 100 ditët e krijimit e ka humbur mjaft kredibilitetin."
"Westfalen-Blatt" shkruan: "Kaq ishte! Lufta për pushtet, që asnjëherë s' ka qenë e mirëfilltë,  në partinë kristiandemokrate, ka marrë fund. Anëtarët e koalicionit konservator-liberal demonstrojnë unanimitet duke heshtur tani për tani. Mbi gjithçka qëndron Angela Merkel. Gjithçka në kancelari dhe në unionin konservator kalon përmes 55 vjeçares fizikante protestante, gjermano-lindore. Kjo madje pa qenë nevoja për të thënë mjaft! E megjithatë asnjë problem i vetëm nuk është zgjidhur, edhe pse qeveria për faj të vet ka mjaft syresh. Unioni konservator dhe liberalët merren shumë me vetveten. Ka ardhur koha, që ata tani t' i përvishen punës. Por e vërtetë është edhe, se me mënyrën e saj Angela Merkeli i ka kaluar jashtëzakonisht mirë pesë vjet si kancelare. Edhe unioni edh vendi kanë kaluar mirë. Angela Merkleit nuk i duhet ta ndryshojë kursin dhe ajo nuk do ta ndryshojë as stilin. Ajo qeveris urtë dhe me efikasitet. Këtë duhet ta diejnë tani Guido Westerwelle dhe Horst Seehofer."

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›