Koçeku shpërthen ndaj Ervin Demos: “Hiqni duart nga studentët! Ndalo dhunën!”

Deputetja Mariana Koçeku ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të sotme gjatë protestës së studentëve, duke i bërë thirrje ministrit të Brendshëm, Ervin Demo, të ndalojë dhunën dhe të mbrojë të rinjtë që kanë dalë në shesh.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku e cilëson të papranueshme dhunën ndaj studentëve dhe thekson se ajo nuk duhet të jetë suksesi i parë i ministrit pas marrjes së detyrës.
“Ndalo dhunën, mbro studentët dhe lufto padrejtësitë që i kanë çuar ata studentë në shesh”, shkruan deputetja.
Ajo e akuzon ministrin për frikacakëri dhe padrejtësi, duke e konsideruar ngjarjen e sotme si një tregues të mënyrës se si po trajtohen protestuesit.
“Po mbroheni me dhunë kundër njerëzve që nuk i shmangni dot. Hiqni duart prej studentëve!”, përfundon reagimin e saj Mariana Koçeku.