E Diel, 1 Nëntor 2026

Koci: Masa te rrepta administrative, ndaj pergjegjesve te ketij operacioni

Ish-Ministri i Brendshem, Petro Koci, nuk ngurroi dje te kerkoje gjetjen e fajtoreve dhe mbajtjen e pergjegjesise politike te qeverise, pas vrasjes se kater policeve gjate aksionit per kapjen e te shume kerkuarit, Dritan Dajti. "Eshte vendi per te nderhyre me masa te rrepta administrative, ndaj pergjegjesve te ketij operacioni. Eshte vendi edhe per nje reflektim politik nga drejtuesi i Ministrise se Brendshme. Kjo eshte nje ngjarje qe na rikthen atmosferen e vitit '97, kur ne Shqiperi sundonte krimi dhe jo ligji, sundonin bandat dhe jo strukturat e policise", kritikoi Koci, i cili nuk ka munguar te vleresoje dhe njehere punen e policise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›