E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Toka djerre, te konfiskohet



Aleatet e qeverise, republikanet, mendojne se nisma ligjore per te ndergjegjesuar fshataret te punojne tokat e lena djerre, duhet te jene me te ashpra. Presidenti i Nderit i Asamblese se Partise Republikane, Sabri Godo, tha dje per gazeten "Koha Jone", se vlereson iniciativen e qeverise, per te ndryshuar ligjin dhe nxitur punimin e tokave bujqesore. Por nga ana tjeter, Godo sugjeroi qe ekzekutivi te ndermarre masa me te ashpra, deri ne heqjen e te drejtes se pronesise ndaj atyre personave qe nuk e punojne token. "Eshte e nevojshme qe masat per te nxitur punimin e tokave bujqesore, te jene me te ashpra. Do te ishte e udhes, qe personave qe prej vitesh i lene tokat djerre, t'u lihet edhe nje afat ndoshta 2-3 vite per t'i punuar ato dhe nese nuk e bejne kete, t'u merret per fare", tha Godo, per te gjithe ato familje fshatare qe kane perfituar siperfaqe te medha tokash bujqesore me ligjin 7501 "Per token". Sipas Godos, duhet te ndermerren masa te tilla, ne menyre qe te gjithe te ndergjegjesohen dhe te punojne tokat e lena djerre. Por nga ana tjeter, republikani Godo, sugjeroi se ne ndihme te fshatareve dhe te rritjes se punimit te tokave bujqesore ne vend, qeveria duhet te ndermarre edhe masa te tjera lehtesuese per to. Keshtu sipas tij, do te ishte e nevojshme qe qeveria te nderhyje me asistence financiare per te gjithe ata qe kane toka bujqesore dhe veshtiresi ne punimin e tyre dhe prodhimtari. Sipas Godos, qe te inkurajohet me shume bujqesia ne vend, duhet te hartohet nje projekt i detajuar qe te perfshije asistence financiare per fshataret, te nderhyje tek doganat apo te krijoje organe per shit-blerjen e prodhimeve bujqesore. Te gjitha keto ndryshime sipas republikanit, do te nxisnin fshataret te punonin tokat dhe do te kishte ndikime te medha ne bujqesi dhe ne rritjen e prodhimeve vendase. Per rrjedhoje ai i cilesoi si jo reale akuzat e opozites se majte, se nje ndryshim i tille ligjor, do te demtonte pronen private. Perkundrazi sipas tij, nje nderhyrje e tille ligjore, do te ndihmoje bujqesine dhe nuk eshte aspak ceshtje e prekjes se prones private, por ndihmon ne rigjallerimin e tokave te lena djerre. Godo vleresoi dhe propozimin e qeverise per dhenien e te drejtes se blerjes se tokave ne Shqiperi dhe nga ata persona me origjine shqiptare, por jo shtetesi. Sipas republikanit, nje hap i tille do te ndihmonte shume vendin, per t'i dhene mundesine e blerjes se tokave ne Shqiperi dhe shqiptareve te diaspores, dhe kjo do t'i jepte nje hov me te madh zhvillimit te bujqesise.

Keshilla

Republikani Sabri Godo, propozoi qe ne projektligjin e qeverise per tokat bujqesore, te percaktohet nje afat deri ne 3 vjet per fshataret qe te punojne tokat, ne te kundert siperfaqja e dhene me ligjin 7501 "Per Token", t'u merret pergjithnje.

PS kunder nismes: Shkel ligjin dhe nxit konfliktet

Selia roze kundershtoi ashper menjehere propozimin e kryeministrit Sali Berisha, qe t'u merret toka ne perdorim, te gjithe atyre qe nuk e punojne ate. Ne emer te PS-se, Eduard Shalsi, kritikoi qeverine, per hartimin e nje projektligji te tille, qe sipas tij eshte antikushtetues dhe nxit konfliktet mbi pronesine. Sipas Shalsit, kryeministri Sali Berisha nuk e ka kuptuar ende, se toka nuk punohet jo nga mosdashja, por nga pamundesia per ta punuar. Fatkeqesisht, sipas tij, Berisha nuk e ka idene e kostove te larta qe ka prodhimi bujqesor, ai nuk i di cmimet e larta te karburanteve, cmimet dhe pasigurine e cilesise se inputeve bujqesore, pa folur per mungesen totale te zinxhirit te levizjes se prodhimeve nga fusha ne treg. Shalsi e quajti kryeministrin te deshtuar, ne reformen e pronesise. Deputeti me i ri i Kuvendit per Partine Socialiste, beri te qarte se prekja e prones, ashtu sic kerkon ta beje kryeministri sipas tij, cenon rende parimet kushtetuese dhe do te shkaktoje nje konflikt social me permasa te medha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›