Koçijançiç: Ngërçi politik po dëmton afrimin me BE-në

Ngërçi politik në Shqipëri po dëmton afrimin e mëtejshëm të vendit me Bashkimin Europian. Kështu është shprehur zëdhënësja e ministres së Jashtme Evropiane, Catherine Ashton, Maja Koçijançiç në një intervistë për BBC-në në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë.
"Ngërçi aktual politik po e dëmton imazhin e demokracisë në Shqipëri dhe po pengon reformat e rëndësishme si dhe punën ligjore që vendi duhet të bëjë. Në përgjithësi kjo nuk i ndihmon përpjekjet e vendit për të përparuar drejt BE-së" theksoi Koçijançiç. Ajo shtoi gjithashtu se përfaqësuesja e lartë Catherine Ashton dhe komisioneri për zgjerim Stefan Fuele po e mbështesin nismën e dy deputetëve të Parlamentit të Evropës, që në emër të grupeve politike po punojnë që të ndihmojnë Shqipërinë që të gjejë një zgjidhje.
Përsa i përket deklaratës së KE-së se Shqipëria duhet të përmbysh edhe disa kushte për liberalizimin e vizave Koçijançiç theksoi se disa gjëra ende duhet të përmbushen, por se BE-ja është optimiste se kjo do të ndodh dhe se Shqipëria ka mundësi ta bëjë këtë.
"Jemi optimist se vendimi do të jetë pozitiv dhe se liberalizimi i vizave do të bëhet më vonë gjatë vitit në nivel të BE-së. Ne mbesim optimist se kjo do të ndodhë këtë vit dhe se të dyja vendet, duke u bazuar në rezultatet e mira që tashmë i kanë treguar, do të përmbushin kriteret e mbetura me kohë. Dhe pastaj ne do të kemi mundësi që të kemi një vendim më vonë" theksoi më tej Koçijançiç.