E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 2 zyrtarë të kontrollit të makinave

Policia e Tiranës me anë të një operacioni ka bërë të mundur arrestimin e dy punonjësve të shërbimit të kontrollit të automjeteve në Ministrinë e Trasporteve.
Arrestimi i tyre u bë pasi të dy punonjësit i kishin marrë para drejtuesit të një automjeti gjatë kontrollit fizik të makinës së tij.
Dy punonjësit, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe marrje rryshfeti. Ndërkohë policia ka nisur hetimet e mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›