E Diel, 1 Nëntor 2026

Kocijançiç: Zgjedhjet, fokusi kryesor i takimit Thaçi Daçiç

Fokusi kryesor i takimit të së Dielës midis kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiç, do të jenë sërish zgjedhjet lokale të 3-Nëntorit.

Kështu është shprehur për gazetarët në Bruksel, Maja Kocijançiç, zëdhënësja e ndërmjetësueses së këtij dialogu, Catherine Ashton.

Ashtu siç e kemi paralajmëruar, Zonja Ashton të Dielën do ti takojë kryeministrat Thaçi dhe Daçiç për të 16-ën herë. Ata do ta vazhdojnë dialogun që është mbajtur në fund të muajit të tetë, që do të thotë se në atë takim do të diskutohet implementimi i marrëveshjes së Prillit e fokusi kryesor do të jetë përgatitja e zgjedhjeve, ka thënë Kocijançiç.

Zëdhënësja e shefes për politikën e jashtme, megjithatë ka thënë se zgjedhjet nuk do të jetë e vetmja temë që do të diskutohet, ndërsa nuk ka mundur të jap asnjë detaj ku kanë ngecur punët rreth telekomit dhe energjisë.

Nuk është në pyetje se çfarë ka mbetur, por për atë se që këto zgjedhje të jenë të përgatitura mirë dhe në këtë kontekst ata do të diskutojnë për atë që është e rëndësishme për përgatitjen e zgjedhjeve Unë ju thashë që zgjedhjet nuk janë e vetmja temë, ata do të flasin për implementimin e marrëveshjes së prillit dhe ju e dini që ai implementim është në proçes e sipër, ka thënë në fund Kocijançiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›