Kosovë, Thaçi: Mbështesim KQZ-në
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, pa përshendetur të gjitha subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e tre nëntorit dhe ka thënë se qëndrimi Qeverisë së Kosovës sa i përket regjistrimit të partive politike në KQZ, është që t’i mbështes të gjitha vendimet Ligjore dhe Kushtetuese.
Gjithashtu Thaçi në mbledhjen e qeverisë tha se këtë të diele do të zhvillohet takimi i radhës në Bruksel me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç, i udhëhequr nga baronesha Ashton.
Sipas Thaçit, qëllimi i këtij takimi është që të përmbyllet marrëveshja për telekomunikacionin dhe energjinë, për të cilën beson se do të përmbyllet me sukses.