Koçiu: Çdo vit dy bursa 1-vjeçare për mjekët e shërbimit të Onkologjisë

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Spitali Onkologjik pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë çeli sot një kapitull të ri progresi për shërbimin publik spitalor në bashkëpunim me Sheba Medical Center, me qendër në Izrael, një nga ekselencat botërore të mjekësisë, që nga sot është zyrtarisht partneri strategjik i QSUNT.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ku janë të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, zëvendëspresidenti i Sheba Medical Center, dr. Yoel Har-Even, mjekë dhe infermierë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “sot është një ditë e mirë, me lajme shumë të mira për një aspekt shumë të rëndësishëm që prek këdo për shëndetin. Jemi bashkë për një bashkëpunim që ka nisur në fund të 2024-ës në një partneritet me Sheba Medical Center me qendër në Izrael së bashku me QSUNT. Është një partneritet të cilin gjatë kësaj periudhe dymujore nga momenti i nënshkrimit të bashkëpunimit mes dy spitaleve tona ne punuam për ta konkretizuar dhe për ta kthyer në një plan veprimi transformues për shërbimin onkologjik në vend”.
Ministrja Koçiu u shpreh se “gur themeli i këtij transformimi është spitali Onkologjik i QSUNT-së, për ta shtrirë më pas edhe në fusha të tjera të shërbimit shëndetësor këtë partneritet, që do të thosha është nga partnerët më seriozë, më profesionist, me një nga 10 qendrat shëndetësore ekselente në botë”.
“Ne jemi bashkërisht sot me ekipet shëndetësore, me mjekët, infermierët, imazheristët, të cilët punojnë në linjën e parë në frontin kryesor dhe në përpjekje sfiduese të përditshme me një sëmundje, siç është ajo e tumorit. Një sëmundje për hir të së vërtetës kur prek familje, të afërm, familjarët tanë bëhet shqetësuese për të gjithë komunitetin, familjen dhe pikë së pari, për të afërmit dhe pacientin drejtpërdrejt. Nënshkrimi i sotëm i kësaj marrëveshjeje dhe këtij plani veprimi konkret, që është një hap i jashtëzakonshëm, i cili do t’i mundësojë ekipeve tona që të ecin hap më hap me kohën, me dijen, me eksperiencën dhe ekselencën e partnerëve të Sheba Medical Center”, nënvizoi Koçiu.
Ministrja Koçiu u shpreh se “zbatimi rigoroz i këtij plani do të mundësojë një model administrimi efikas, i cili do t’na japë gjithashtu mundësinë të riorganizojmë shërbimin onkologjik, të rishikojmë dhe riformatojmë protokollet mjekësore, si dhe të përmirësojmë cilësinë e shërbimit dhe të rrisim besimin e qytetarëve tek shërbimi shëndetësor dhe pikë së pari, tek shërbimi shëndetësor në spitalin Onkologjik, si dhe lehtësimi i punës së përditshme që ju bëni në këtë betejë të vështirë”.
Ministrja Koçiu tha se “nënshkrimi sotëm i kësaj marrëveshje dhe këtij plani veprimi konkret do t’i mundësojë ekipeve tona që të ecin hap më hap me kohën, me eksperiencën, e partnerëve të Sheba Medical Center”.
“Zbatimi rigoroz i këtij plani do të na mundësojë administrimin efikas, i cili do të na japë gjithashtu mundësinë të riorganizojmë shërbimin onkologjik, të rishikojmë dhe riformatojmë protokollet mjekësore si dhe të përmirësojmë cilësinë e shërbimit dhe të rrisim besimin e qytetarëve tek shërbimi shëndetësor dhe pikë së pari tek shërbimi shëndetësor te spitali Onkologjik dhe lehtësimi i punës që ju bënë në këtë betejë të vështirë”, theksoi Koçiu.
Mjekët, infermierët, vijoi Koçiu, do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një paketë të plotë trajnimesh dhe mbështetje të vazhdueshme për të bërë jo vetëm ngritjen profesionale tuajën, por edhe për të mësuar atë që është më rëndësishmja terapitë e reja inovative, qasjet e reja ndaj kësaj sëmundje dhe se si mund të përballojmë më mirë sfidat që kjo sëmundje na përball.
“Njohja me protokollet më inovative sot në botë do të mundësohet përmes këtij partneriteti. Mjekët onkologë, terapeutë, farmacistë, mjekët dhe teknikët e imazherisë do të përfitojnë trajnime të dedikuara. Ato do të realizohen duke vizituar vetë Sheba Medical Center, duke përfituar nga trajnimet në distancë dhe nga shkëmbimi i eksperiencave dhe njohuritë e vizitave që mjekët e Sheba Medical Center do të realizojnë në spitalin Onkologjik”, nënvizoi Koçiu.
Ministrja Koçiu bëri me dije se “një tjetër pikë e rëndësishme e kësaj marrëveshje është edhe fakti që çdo vit dy bursa 1-vjeçare do të alokohen për mjekët e shërbimit të Onkologjisë. Do të kenë mundësi që nëpërmjet edukimit në vazhdim dhe këtij masteri të specializuar çdo vit dy mjekë do të shkojnë dhe trajnohen me studime afatgjata pranë spitalit Sheba Medical Center në Izrael”.
1 nga 8/k.s/a.f/r.e/